Aplikacione

Publikohen shifrat dhe planet e SharePoint

Mar 25 2011
0 Shpërndarje
Publikohen shifrat dhe planet e SharePoint

Lufta e shifrave e Microsoft dhe konkurrentëve të tjerë ka filluar që moti. Microsoft ka dhënë shifra për sensorët e Kinect që po shiteshin rreth 130.000 në ditë. Në vjeshtë Windows 7 shitej 657.534 kopje në ditë, ndërsa Office 2010 shet nga një kopje në çdo sekondë. Por, deri më sot nuk kishte statistika për SharePoint. Tani Microsoft deklaron që shton nga 20.000 përdorues të SharePoint çdo ditë për pesë vitet e kaluara. Kjo i bie nga 7.3 milionë përdorues të ri në vit për SharePoint. Ka patur zëra që SharePoint ka arkëtuar 1.3 miliardë dollarë më 2009 për Microsoft dhe që ishin rreth 17.000 biznese konsumtaroe me 100.000 përdorues të SharePoint, edhe pse nuk janë publikuar të dhëna të reja.

 

SharePoint është një server binjakë me Office. Është një koleksion prejgjashtë serverëve të ndryshëm të lidhur në një që ofrojnë menaxhim përmbajtjesh, lidhje sociale ndërmarrëse, kërkim intranet, krijim, menaxhim dhe bashkëpunim portali.

Sharepoint që është shfaqur në mars të 2001 këtë vit pritet të përjeton një vit të rëndësishëm për ditëlindjen e 10. Më në fund këtë vit Microsoft do të lëshojë disa funksione të SharePoint 2010 të cilat më parë i ka lëshuar në versionin e SharePoint për cloud. Microsoft do të sjell disa nga ato veçori në Offices 365, një ldihje nga Microsoft e SharePoint Online, Exchange Online, Lynch Online dhe më vonë edhe CRM Online që pritet të dal në treg në fillim të qershorit të këtij viti.

Versioni i ri i SharePoint, SharePoint 15 do të lansohet përafërsisht me versionin e Office, Office 15, diku në vitin 2013, është në fillim të zhvillimit. Microsoft sheh më shumë interes tek konsumatorët për vendosjen e portalit, bashkëpunimin, menaxhimin e përmbajtjeve dhe funksionin e social-networking në cloud. Por, konsumatorët që anë krijuar aplikacionet e veçanta biznesore të tyre ose ata të cilët janë të lidhur me aplikacionet biznesore aktual nga SharePoint janë më të prirur të përdorin SharePoint e hostuar në brendësi. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>