Investim

PTK rrit të hyrat, ndan 40 milionë euro dividendë

Mar 23 2011
0 Shpërndarje
PTK rrit të hyrat, ndan 40 milionë euro dividendë

Vetëm pak muaj pas fillimit të operimit zyrtar të operatorit shqiptar mobil “Plus”, çmimet e roaming-ut për abonentët kosovarë kanë pësuar ulje të konsiderueshme.Jo më pak se 75 për qind janë ulur tarifat e telefonatave roaming për abonentët e Vala-s, të cilët lidhen në rrjetin Plus kur janë në Shqipëri.Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqri Haxha, në një konferencë për gazetarë njoftoi për uljen e çmimeve për telefonatat roaming nga operatori“Plus”, për luftimin e dukurisë SIM to SIM, nga e cila PTK për vite me radhë ka humbur miliona euro si dhe për dhënien e dividendëve prej 40 milionë eurosh buxhetit të Kosovës.

“Konsumatorët tanë gjatë qëndrimit në Shqipëri do të mund të mbajnë SIM kartelën e tyre të Vala-s dhe të vazhdojnë të përfitojnë nga një ulje e madhe e tarifave për shërbimin roaming deri në 75 për qind, nga 1.95 euro në vetëm 0,50 euro për telefonatat drejt Vala-s dhe TiK-ut, deri në 65 për qind për telefonatat drejt operatorëve të tjerë dhe për marrjen e telefonatave si dhe 50 për qind më lirë për dërgimin e sms-ve”, ka deklaruar Dr. Shyqyri Haxha në prezantimin e tij.Në anën tjetër, mbi 2.5 milionë euro janë kursyer përmes detektimit dhe pengimit të fenomenit SIM to SIM, i cili deri më tani i ka shkaktuar mbi 400 mijë euro humbje në muaj si PTK-së edhe buxhetit të Kosovës.Për kontributin e madh në luftimin e kësaj dukurie, Monaco Telecom i ka dërguar një letër falënderimi kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Dr. Haxhas.“Efikasiteti i madh në punë, disiplina dhe përgjegjësia kanë sjellë suksesin, i cili shpjegohet nga të dhënat mbi kursimin e një shume të konsiderueshme nga fenomeni SIM to SIM. Gjithashtu falënderojmë Policinë e Kosovës, hetuesit dhe institucio net kosovare që kontribuuan në luftimin e këtij fenomeni”, është shprehur Dr. Haxha.Rritja e numrit të abonentëve me parapagim, shfrytëzimi më i madh i roaming-ut, lançimi i produkteve të reja, shërbimet kualitative si dhe qasja ndryshe ndaj konsumatorëve kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme të kompanisë në aspektin e të hyrave financiare.

Të hyrat operative për muajin janar 2011, krahasuar me këtë periudhë të vitit 2010, kanë shënuar një rritje prej 14 për qind.Si rrjedhojë e afarizmit të mirë, PTK do të ndajë 40 milionë euro dividendë për buxhetin e Kosovës, që do të ndikojnë në zhvillimin e projekteve të tjera shtetërore dhe do të sjellin ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Nga viti 2009 deri më sot, PTK-ja i ka dhënë mbi 280 milionë euro buxhetit të Kosovës.

Lajmet e fundit>