Business & Management

PTK ndan 40 milionë euro dividendë për Qeverinë e Kosovës për vitin 2013

Nov 18 2013
0 Shpërndarje
PTK ndan 40 milionë euro dividendë për Qeverinë e Kosovës për vitin 2013

ptk-logoEdhe 10 milionë euro dividendë, PTK ka paguar të premten për Qeverinë e Republikës së Kosovës duke arritur shumën e përgjithshme prej 40 milionë euro dividendë të ndara gjatë vitit 2013, sipas njoftimit zyrtar të PTK-së.

Kjo pagesë është realizuar konform vendimit të Bordit të Drejtorëve dhe PTK ka transferuar këto mjete monetare për buxhetin e Republikës së Kosovës sipas objektivave strategjike dhe financiare që ka Posta e Kosovës.

Sipas Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të kësaj kompanie, viti 2013 për PTK-në është karakterizuar me një performancë të kënaqshme në tërë sistemin e saj operativ, gjë që ka rezultuar me sukses në saje të lançimit të produkteve dhe shërbimeve të reja nga ana e dy Njësive të Biznesit, Vala dhe Telekomi.

“Përkushtimi maksimal i tërë stafit të PTK-së dhe masave të ndërmarra karshi tregut të konkurrencës, ka sjellë që edhe për këtë vit të arrijmë synimet tona strategjike që janë përmbushja e objektivave të planifikuara duke mbetur gjithnjë më afër konsumatorëve”, – ka deklaruar Ejup Qerimi, shefi ekzekutiv i PTK-së.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se realizimi i objektivave strategjik e zhvillimor të PTK-së si dhe ndarja e dividendës prej 40 milionë euro për këtë vit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, shënon një sukses në planin strategjik e financiar për kompaninë.

PTK jo vetëm që është kontribuuesi më i madh tatimor dhe financiar për buxhetin e Kosovës, por në të njëjtën kohë është në rrugën e duhur për të qenë edhe më tutje lider në një mjedis mjaft konkurrues. Ndërkohë PTK ka ndarë shumën e përgjithshme prej 45 milionë euro dividendë gjatë vitit 2012 për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (CIO Albanian)

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>