Business & Management

Pse telefonët celularë ndihmojnë në rritjen e ekonomisë

Nov 27 2012
0 Shpërndarje
Pse telefonët celularë ndihmojnë në rritjen e ekonomisë

Studimet kanë treguar herë pas here se rrjetet e telefonisë celulare ndihmojnë në rritjen e ekonomisë. Kjo nuk ndodh thjesht për faktin se rritet numri i të punësuarve në këtë sektor apo sepse shiten më tepër telefonë. Telefonët celularë përmirësojnë produktivitetin dhe efikasitetin duke rritur lëvizjen e informacionit. Ato hapin tregje dhe biznese të reja.

Tashmë, ka fakte dhe prova se përmirësimi i aksesimit në internet përmes pajisjeve mobile ndihmon edhe ekonominë në përgjithësi. Një studim i kohëve të fundit, i bërë nga GSM Association mobile trade group, Deloitte dhe Cisco, ka analizuar krahasimin mes rrjetit 2G dhe atij 3G në aspektin e ekonomisë.

Sipas tij, në 96 tregje të zhvilluara dhe tregje në zhvillim ku u krye analiza (2008 – 2011) u vu re se kur bëhej kalimi nga 2G në 3G, tregu pësonte një rritje prej 10%. Po ashtu, PPB për frymë rritej me një mesatare prej 0.15 pikë përqindje. Një vëzhgim tjetër, i realizuar në 14 shtete (2005 – 2010), ve në dukje faktin se dyfishimi i përdorimit të të dhënave mobile çoi në një rritje prej 0.5 pikë përqindje në rritjen për frymë.

Shtetet me përdorim të gjerë të rrjetit 3G, si Rusia, Korea e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë parë rritje të PBB për frymë me të paktën një pikë përqindje. India, nga ana tjetër, nuk raportoi asnjë rritje lidhur me adaptimin e 3G-së (megjithatë, duhet thënë se adaptimi i kësaj teknologjie ndodhi në vitin 2011). Deri tani, në botë ka rreth një miliard të abonuar në rrjetin 3G, shifër që përbën 18% të të gjithë përdoruesve mobile. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>