Karriere

Pse po degradojnë standartet europiane, në vlerësimin e punës shkencore?

Sep 18 2017
0 Shpërndarje
Disa vite me parë, zyra e World Bank deklaronte se në Shqipëri pergatiten mediokër me diplomë të shkollës së lartë. Ekzistenca e me se 50 institucioneve të arsimit të lartë ishte një argument shumë i fortë në favor të deklaratës së World Bank. Pse po degradojnë standartet europiane, në vlerësimin e punës shkencore? Photo Source: UNYT

Prof. Dr. Petraq Papajorgji

Kohët e fundit kemi qënë dëshmitarë të diskutimeve të shumta në të gjithë llojet e mediave lidhur me problemin e riorganizimit apo reformën e Akademisë së Shkencave. Ne panoramen e prezantimit te ideve e pikepamjeve, qe medoemos duhet te merren ne konsiderate dhe te diskutohet rreth tyre, jane shfaqur edhe jo pak raste kur diskutimi I një cështjeje të tillë kaq të rëndësishme e delicate për të tashmen e të ardhmen e vendit, ka zbritur ne nje nivel te papranueshem per shkak te mungeses se ideve a platformave dhe devijimit te tij ne denigrime personale.

Diskutimi ka filluar me Akademinë e Shkencave, por në thelb diskutimi duhet të përfshij të gjithë sistemin arsimor e shkencor të vëndit. Prej vitesh bëjmë përpjekje të mëdha e serioze për të arritur standartet Europiane në shumë fusha të ekonomisë e prodhimit e të tërë jetës në përgjithesi. Pa dyshim ka arritje, ndonëse kemi shumë për të bëre, por të gëzon fakti që jemi duke u përpjekur edhe seriozisht për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Vetëm në sistemin e arsimit ngelemi me pozita mjaft të shëndosha në vendin e fundit dhe e ruajmë këte vend me shumë fanatizëm. Një sondazh I thjeshtë lidhur me cilësinë e punimeve të diplomave në vend e nëpër vendet fqinjë do të demonstrojë shumë shpejt konkluzionin e arritur më sipër.

Disa vite me parë, zyra e World Bank deklaronte se në Shqipëri pergatiten mediokër me diplomë të shkollës së lartë. Ekzistenca e me se 50 institucioneve të arsimit të lartë ishte një argument shumë i fortë në favor të deklaratës së World Bank. Tashmë, qeveria ndërmorri masat urgjente të mbyllë me se gjysmën e këtyre institucioneve fantazmë, nismë kjo për t’u pershendetur. U ndërmor reforma e arsimit të lartë, që detyrimisht dhe objektivisht do të ketë shumë kritika e vleresime, pasi cdo problem në vendin tonë gjykohet me syze politike e jo teknike. U krijuan shume institucione të reja që do të marrin si detyrë të organizojnë e drejtojnë punën kërkimore shkencore të universiteteve e institucioneve shkencore të vendit, por pak shohim në realitet, për mos të thënë se asgjë nuk ka ndryshuar.

Diskutimi i hapur lidhur me strukturën, detyrat e anëtarët e akademisë është I nevojshëm e shume I rëndësishëm, ndaj duhet të diskutohet me qytetari e profesionizëm. Një ndër problemet më të veshtirë, por që duhet trajtuar e përkufizuar paraprakisht e me shumë kujdes, lidhet me kriteret që duhet të përmbushin kandidatët e këtij institucioni shumë të rëndësishëm. Pikërisht në këtë fazë e per këto kritere asistojme ne nje ballafaqim te ashper, ku vec mendimeve serioze, zene vend edhe qendrimet dhe artikulimet me theks politik apo me nuance te dallueshme qarte te interesave perosnale. Mendojmë se për të zgjidhur këtë problem kompleks duhen përdorur standartet e normat europiane. Nuk ka nevojë që ne të formulojme kritere të komplikuara, që do të favorizojnë njerën apo tjetren palë, në funksion të partise politike në fuqi apo klaneve ekzistuese. Zgjidhja e ketij problem është ndoshta shumë më e thjeshtë.

Në vitin 2005, profesor J.E. Hirsch në universitetin e Kalifornisë të San Diego, SHBA, botoi në analet e Akademisë Kombetare të Shkencave të SHBA, artikullin me titull “Një indeks për të matur në mënyre sasiore rezultatet e punës shkencore të individeve”. Ky indeks quhet indeksi h; njihet edhe me emrin indeksi Hirsch. Ky artikull, hapi nje proces të gjatë e të dobishëm diskutimi në të gjithe botën kërkimore shkencore. Pas mjaft diskutimesh objektive, u vendos që në tërë botën vlerësimi individual I punonjësve shkencorë do të behej me anë të indeksit h.

Mënyra e llogaritjes së indeksit h, është mjaft e thjeshtë: merren ne konsiderate numri i publikimeve h me numër citimesh jo më të vogel se h. Nqs një individ e ka indeksin h = 8, do të thotë që individi ka 8 publikime me numer citimesh të paktën 8 seicili. Përdorimi dhe llogaritja e indeksit h është një temë e diskutuar gjërësisht nga shumë kerkues shkencore e akademike në të gjithë boten. Në mënyrë të përmbledhur, mund të themi se në vlerën e indeksit hndikojnë fuqishëm faktori i impaktit të revistës shkencore ku është botuar artikulli dhe numri i botimeve shkencore që i referohen punimit në fjalë. Krahas këtij indeksi përdoret edhe indeksi i10 që tregon numrin e publikimeve të një individi që jane cituar të paktën 10 herë. Ky indeks është më i thjeshtë, por përdoret vetëm nga Google Scholar.

Si llogaritet dhe kush i bën këto llogaritje? Llogaritja e indeksit h mund të bëhet edhe në mënyrë manuale duke përdorur të dhëna nga database si Scopus (https://en.wikipedia.org/wiki/Scopus) dhe Web of Knowledge(https://en.wikipedia.org/wiki/Web_of_Science). Duke filluar nga viti 2011, Google Scholar llogarit automatikisht vlerën e indeksit h dhe indeks i10 për të gjithë kerkuesit që kane profil në Google Scholar dhe në Web of Science.

Web of Science është mjedisi shkencor më i rëndësishem në bote përsa i perket publikimeve shkencore dhe cdo punonjës shkencor, kudo qoftë, ka interes jetik të jetë pjese e këtij mjedisi. Që një reviste të pranohet në Web of Science duhet të kaloje nëpër një proces seleksionimi bazuar në faktorin e impaktit, influencën, korrektësine shkencore, reçenzimin “e verbër” (recenzuesit nuk njohin autorët e punimit) si dhe shpërndarjen gjeografike. E përsërisim edhe një here, fakti se në cilën reviste botohet artikulli është shumë i rëndësishem për reputacionin e autorit. Revista apo përmbledhje punimesh që nuk ndodhen në Web of Science, praktikisht nuk kanë ndonjë farë vlere për autorin.

Tashmë indeksi h është bërë njësi matëse e përboteshme me gjithë kritikat objektive ose jo që mund t’i jenë bërë këtij indeksi dhe rolit të tij si njësi matëse e punës shkencore të kërkuesve individuale. Në shumë universitete të botes kur publikohen vënde të lira pune, jepet si orientim edhe vlera e indeksit h që duhet të ketë kandidati.

Si qëndron ky problem në vendet fqinje të Ballkanit?

Nga një survejim i bërë në Mal të Zi, është konstatuar se në poste ministeriale e drejtuese te vendit zgjidhen persona me indeks h te larte dhe aresyet nuk kane nevoje per sqarim. Si shembell, ministri i shkences ne Mal te Zi, Dr. Sanja Damjanović është Fellow Member i CERN (Organizata Europiane per Kerkime Nukleare) dhe ka mbrojtur doktoraten ne 2002 me vleresimin “Magna cum laude”.

Drejtori I përgjithshëm për shkencën e kërkimin shkencor në këtë ministri është Darko Petrusic, PhD. Darko ka një liste të gjate të publikimeve si dhe te eksperiencave të punës në shumë vënde. Eshtë një figurë mjaft e njohur në fushën akademike në botë.

Ministri i mbrojtjes së Malit të Zi nga viti 2012 deri kur Mali I Zi hyri ne NATO, ka qënë MIlica Pejanovic, profesor në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike të universitetit të Malit te Zi. Profesor Pejanovic ka nje listë të gjatë botimesh dhe indeksin h =9.

Zëvëndës kryetari i akademisë së shkencave të Malit të Zi, Ljubisa Stankovic, profesor ne fakultetin e Inxhinierise Elektrike, është një nga studjuesit më të cituar në botën akademike të vendit. Lista e publikimeve të tij është jashtëzakonisht e gjatë, por përmbledhurazi mund të themi se zotëron indeksi h = 45 dhe indeksi i10= 125.

A mund të themi se Mali I Zi e ka punën në vijë lidhur e kontributin e akademikëve e profesorëve në kerkim shkencor e drejtimin e shkences e teknikes ne vend? Pa dashur të gjykojmë vendin fqinj, mund të paktën të themi se ne jemi shumë larg në të tashmen e me një perspektive shumë të zymtë për t’ju afruar sado pak në të ardhmen.

Të kthehemi përsëri në vëndin tonë me problemet tona. Pranimi i indeksit h si kriter vlerësimi të kontributit shkencor të punonjesve të shkencës e teknikës në vendin tonë është një domosdoshmëri e kushtëzuar nga drejtimi pa kthim drejt Europës që ka marre vendi ynë. Pranimi i këtij kriteri nuk është i lehtë. Kundërshtarët më të vendosur të tij janë armata e punonjësve të shkencës që edhe pse shumë prej tyre mbaruan studimet jashtë shtetit, nuk vazhduan punën kërkimore shkencore me ritmet e Europës, prej nga erdhën. Shumë prej tyre e konsideruan diplomën e marrë jashtë si një parfum që do të ruante aromën për dekada e me të cilin mund të krenoheshin pa fund gjatë gjithë jetës. Komuniteti akademike në tërë botën ka një parim të thjeshtë: kur mbaron studimet ka rëndësi universiteti ku janë kryer studimet, pas pesë vjetësh, ka rëndësi cfare ke prodhuar. Ndonëse studimet e kryera në një universitet të mirë janë sigurisht një avantazh i madh, ato ngelen relike që me kalimin e kohës humbasin cdo vlerë. Eshtë e pakuptimte e disi mjerane të mburresh me një të kaluar të largët ndërsa bilanci i punës bëhet sot. Nëse dikush ka një bilanc të pasur sot, nuk ka vecse vlerë historike universiteti ku janë kryer studimet. Një person qe ka mbaruar në nje universitet modest të Greqise e ka punuar shumë, ka me shume kontribut shkencor se një që ka mbaruar në një universitet të Londrës por ka fjetur gjate gjithë kohës duke shpresuar që fama e Londrës do t’a ndjekë tërë jetën.

Për të pasur një ide më të qartë për gjëndjen e kërkimit shkencor të profesoreve të universiteteve publike e private të vendit, kemi bërë një studim duke përdorur Google Scholar. Kemi kërkuar në Google duke përdorur si kriter kerkimi “google scholar h index for emri mbiemri”, duke përdorur të dhënat për individë të ndryshëm. Ftojmë lexuesit të shuajnë kureshtjen e të marrin të dhëna të plota për cdokënd.

Rezultatet e këtij eksperiment nuk jane shume optimistë. Vetëm një numer shume i vogel studjuesish ne vend kane nje vlere te pranueshme te indeksit h. Nëse një individ ka publikime dhe citime, rezultatet dalin në Google në formën: “Emri Mbiemri – Google Scholar Citations” që jep linkun ku cfaqen të dhënat. Në rastin kur Google nuk jep linkun me rezultatet kuptohet që individi në fjalë nuk është present as në Google Scholar e as në Web of Science. Ju kujtojme që Google Scholar llogarit automatikisht vlerat e indekseve përkates për cdo individ me publikime e citime. Analizuam rreth 50 profesorë nga pothuaj të gjithë universitetet e vendit, publike e private, si dhe anetarët e akademisë e rezultatet i paraqesim si më poshtë. Eventualisht mund të kemi anashkaluar ndoshta disa persona që plotesojne kushtet, por kjo nga volume i madh i të dhënave që analizuam dhe është totalisht e paqellimeshme. Kërkojmë ndjesë për ndonje rast që pa dashje e kemi anashkaluar.

 

Emri                Mbiemri         indeksi h       indeksi i10    Numri i citimeve      Institucioni

 

Kostandinos    Giakoumis             4                          0                      30             Univ. New York

Nertila              Gjini                      5                            3                      81             Univ. New York

Ervin                Ramollari               7                            7                   273             Univ. New York

Betim               Cico                      4                            1                      86                 Univ. Epoka

Petraq              Papajorgji              10                          10                 512             Univ. New York

 

Një analizë të ngjashme u krye për profesorët e universitetit të Prishtines e atij të South East European University e rezultatet janë si me poshtë e nuk kane nevojë për komente:

 

Emri                Mbiemri         indeksi h       indeksi i10    Numri i citimeve      Institucioni

 

Lule                 Ahmedi                 7                             3                      114           Univ. Prishtines

Blerim              Rexha                   4                             2                      105           Univ. Prishtines

Kadri                Sulejmani              3                             3                      46           Univ. Prishtines

Bujar                Raufi                     5                             0                      83                  S.E.E.Univ

Florie               Ismaili                    5                             1                      63                  S.E.E.Univ

Kemajl Kurteshi                           5                             3                      203           Univ. Prishtines

Kasum             Letaj                     2                             0                      25              Univ. Prishtines

Tahir                Arbneshi              7                             5                      618             Univ. Prishtines

Behxhet           Mustafa              11                             11                    398             Univ. Prishtines

Ramadan         Zejnullahu             2                             2                      24               Univ. Prishtines

Skender           Ahmetaj                4                             1                      39               Univ. Prishtines

Një problem tjetër serioz është edhe dallimi midis punës shkencore e publicistikës, që për fat të keq nuk është i qartë në një numër mjaft të madh rastesh. Që një punim të ketë karakter shkencor duhet të ketë debat me autore të tjere, duhet detyrimisht të ketë citime të rezultateve të arritura nga të tjerë e autori duhet të paraqesë fare qartë se cfarë është kontributi i tij personal e cfarë janë rezultatet e të tjerëve që duhen cituar në punim. Në këtë studim analizuam një sërë botimesh të autorëve me emër në vend dhe konstatuam këto fenomene:

1.     Mungesa totale e referencave dhe citimeve. Me keqardhje vemë re se ky është një fenomen tipik shqiptar. Shumë autore botojne libra me qindra faqe e me tema shume serioze dhe nuk kane asnjë titull në reference. Sipas rregullave të botimeve, kjo do te thote se cdo gje qe eshte shkruar, e cdo konkluzion i paraqitur ne botim eshte prone intelektuale e autorit.

Për të saktësuar idetë mbi këtë problem, analizuam veprën madhore të Daron Acemoglu dhe James Robinson me titull “Origjina e pushtetit, prosperitetit dhe varferise: Përse kombet dështojnë” botuar në vitin 2012. Daron Acemoglu eshte Elizabeth and James Killian Professor of Economics ne MIT (Massachusetts Institute of Technology) dhe ka nje liste te gjate cmimesh nderkombetare te dhene nga institucionet me prestigjoze ne bote. Megjithate, statusi i ekonomistit te famshem nuk e pengon, por e detyron te paraqese nje liste prej me se 200 titujsh si reference. Keshtu, është e qartë cfare ka paraqitur autori e cfare kanë bërë të tjerët.

2.     Shumica e botimeve janë në gjuhën shqipe. Duke dashur të anashkalojme diskutimet pseudo-patriotike të këtij problem, theksojme se në të gjithë komunitetin shkencor ndërkombetar, disa janë gjuhët e publikimeve. Zotëron anglishtja, e është në dobi të autorit të botojë anglisht dhe mundësisht në revistat e permbledhjet e Web of Science. Sidomos në fushat e albanologjisë është e domosdoshme të ndihet në komunitetin ndërkombetar kontributi shqiptar. Nuk mendojmë se janë të shumtë studjuesit e huaj me njohje të gjuhes shqipe, ndaj kontribute të vyera shqiptare kalojne pa rënë në sy.

3.     Rëndësia e tematikës së zgjedhur. Edhe ky është një tjetër problem tipik shqiptar. Sidomos në shkencat sociale e ekonomike, mbizotëron makro problemi, trajtimi i problemeve madhore për të cilët nuk kemi takat. Problem tjetër është koha e studentëve te Masterit dhe doktoratures për të kryer studimet. Tek ne normalisht, të gjithë janë në punë e mbi punën bëhen edhe studimet. Eshtë e pamundur të bëhen studime serioze kur pjesen më të madhe të kohes e zen një proces që pothuaj nuk ka lidhje me temën e studimit. Mos aktivizimi i studenteteve të Masterit e të doktoraturës në punë shkencore është një problem shumë serioz e me pasoja të mëdha.

4.     Vlerësimi i botimeve shkencore duhet të kalojë nëpër filtra rigorozë. Nuk është serioze që botimet e bërë tek botuesit privatë të konsiderohen punime shkencore. Nuk dihet se kush i “filtron” këto botime dhe se cfarë kompetencash shkencore kanë “filtruesit” edhe kur ndodh që të recensojnë librat shkencore. Jo të pakte janë rastet kur tekstet mësimore në shkolla janë me pasaktësi historike të vendit tonë, mos të diskutojmë kur botimi bëhet në fusha shkencore si biologjia, kimia etj.

Si përfundim, mendojmë se përdorimi i standarteve botërore në fushen e matjes së prodhimtarisë shkencore të punonjësve tanë të shkencës e teknikës është një domosdoshmëri e duhet filluar sa më parë.

Shkrimi marrë nga Gazeta Tema: http://www.gazetatema.net/2017/09/15/pse-po-degradojne-standartet-europiane-ne-vleresimin-e-punes-shkencore/

Lajmet e fundit>