Business & Management

Pse nuk po shiten Notebook-ët me Windows 8

Jan 9 2013
0 Shpërndarje

NotebookMesa duket Notebook-ët me Windows 8 nuk patën shumë blerje gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Firma e kërkimit të tregut NPD shprehet se edhe pse konsumatorët filluan t’i blinin këto pajisje në fillim të sezonit të festave, preferenca ndaj tyre ra me kalimin e ditëve duke regjistruar një zbritje të shitjeve prej 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011.

Sipas kësaj firme, një nga arsyet kryesore është sistemi i ri operativ, Windows 8. “Pavarësisht bujës së madhe gjatë lançimit të Windows 8, sistemi nuk arriti të përmirësonte shitjet e Notebook-ve Windows gjatë muajit të fundit të vitit, një nga periudhat më frytdhënëse për shitësit falë dhuratave dhe blerjeve masive nga konsumatorët”,- u shpreh NPD në një deklaratë para disa ditësh.

Çmimi mesatar për një notebook me ekran me prekje ishte 700 $ dhe shitjet e këtyre pajisjeve përbënin vetëm 4.5% të të gjitha shitjeve të Windows 8, shifra që mund të konsiderohen zhgënjyese për Microsoft-in dhe partnerët e tij, duke marrë parasysh faktin që sistemi operativ është i optimizuar posaçërisht edhe për ekranet me prekje.

Analistët besojnë se me prezencën e madhe në treg të sistemeve Windows, edhe konsumatorët po fillojnë të ofrojnë më pak për të blerë një kompjuter Windows.

Në muajin dhjetor, kompania Net Applications publikoi shifra që tregonin se përqindja e përdorimit të Windows 8 (1.6%) ishte më e vogël se ajo e së njëjtës periudhë të Vista-s (2.2%), sistemit të dështuar të Microsoft-it. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>