Business & Management

Pse njerëzit po largohen nga Facebook?

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Pse njerëzit po largohen nga Facebook?

Sipas një raporti të Capstone Investments, në muajt e fundit numri i përdoruesve të Facebook është ulur ndjeshëm.

Sipas analistëve këto janë disa prej arsyeve që një pjesë e përdoruesve po largohen nga Facebook:

– Ata kalojnë shumë kohë në rrjetin social dhe mendojnë se është vendimi i duhur për të mos shpenzuar më minuta duke parë fotot e të tjerëve e duke ndjekur jetët e të tjerëve.

– Njerëzit duan të heqin dorë nga fiksimi për të postuar online gjithçka që bejnë në jetën e tyre, pasi kjo po kthehet në një lloj konkursi se kush kaloi pushimet më të bukura, kush bëri më tepër qejf, kush ka më tepër miq etj.

– Disa prej përdoruesve largohen kur gjejnë një punë të re. Kjo për arsyen sepse nuk duan të rrezikojnë që shefi i tyre t’i kërkojë në Facebook e të shohë jetën e tyre personale.

– Një pjesë tjetër kanë filluar të përdorin Tweeter-in, i cili të harxhon më pak kohë se Facebook meqënëse është më i thjeshtë në përdorim dhe më pak i ngarkuar me funksione dhe aplikacione.

Pra, nëse keni vënë re se miqtë tuaj po shpenzojnë më pak kohë në Facebook, ju themi se është një dukuri globale që sapo ka filluar të përhapet. Dje, raporti i Capstone Investment nxorri në dukje se numri i përdoruesve të Facebook ka pësuar rënie në 6 muajt e fundit. Si rezultat i këtyre të dhënave, aksionet e kompanisë ranë në 28.09$.

Të dhëna të tjera nga raporti tregojnë se 1.1% është shifra e rënies së numrit të përdoruesve në 6 mujorshin e fundit. Ky fakt është një shenjë që dëshmon se mesa duket njerëzit kanë filluar të humbasin interesimin për rrjetin më të madh social. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>