Business & Management

Pse Microsoft po prodhon tabletë dhe jo smartfonë?

Jul 7 2012
0 Shpërndarje
Pse Microsoft po prodhon tabletë dhe jo smartfonë?

Tani që Microsoft i ka hyrë biznesit të tabletëve me Surface (nuk themi “tani që Microsoft është në biznesin e harduerëve”, pasiqë Microsoft ka qenë në biznesin e harduerëve për tre dekada, me tastiera dhe Xbox), spekulimet tregojnë që Microsoft do të blejë një prodhues të telefonëve dhe pastaj të sjellë brendin e vet të Windows Phone.

Por megjithëse mund të jemi shumë të befasuar që Microsoft është duke e bërë tabletin e vet, ende nuk besojmë që Surface ofron shansin që Microsoft të bëjë një telefon, sepse gjendja me OEM-ët (Prodhuesit e Pajisjeve Origjinale) është shumë ndryshe në hapësirën e tabletëve dhe atë të telefonëve.

Thjeshtë Microsoft nuk ka nevojë të konkurrojë me bashkëpunëtorët e vet harduerik për ta bërë një telefon të mirë sepse tashmë atë është duke e bërë Nokia – për dallim nga OEM-ët e kompjuterëve të cilët mezi kanë krijuar një dizajn të tabletit të vet.

Dhe Microsoft nuk mund të arrijë të sfidohet me bashkëpunëtorët e vet në tregun e telefonëve, sepse ata kanë shumë alternativa tjera – për dallim nga OEM-ët e kompjuterëve të cilët nuk kanë ndonjë alternativë për Windowsin.

Natyrisht, kombinimi i procesorëve me fuqi të “madhe”, ndërfaqe të orientuar dhe dizajn të përgjithshëm të tabletëve mund të ketë zhgënjyer shumë dashamirës të tabletëve.

Është ai lloj i përhapjes për të cilin mund të supozojmë që udhëhoqi Microsoftin në ndërtimin e tabletit të vet premium. Dhe poashtu ka qenë një gjë e mirë për Microsoftin; duke e bërë tabletin e vet, ndërmarrjes Microsoft do t’i jepet një përqendrim në kryerjen e ndërtimit të harduerëve dhe softuerëve, një përvojë optimiste nga softuerët për funksionimin në harduerët e tanishëm në vend të harduerëve teorikë dhe përqendrimi në çdo hap të procesit nga setupi deri në troubleshooting (sepse çdo problem në Surface do të kthehet drejtpërsëdrejti në një kërkesë për përkrahje nga Microsoft).

Asnjë nga këto nuk është e vërtetë për Windows Phone. Platforma e kufizuar harduerike thjeshtëson zhvillimin dhe përkrahjen edhe pse ka mjaft furnizues. Aplikacionet e lidhura nuk mund të ngadalësojnë telefonët si aplikacionet në kompjuter dhe ju mund të liroheni nga aplikacionet e operatorëve dhe OEM-ve të cilat nuk dëshironi t’i përdorni. Hardueri nuk është një problem. Windows Phone i Samsung ka qenë mjaft i pranueshëm, edhe nëse ata nuk marrin aq përditësime sa duhet; HTC ka një seri të telefonëve që mbulon një seri të çmimeve dhe operatorëve. Dhe Nokia është duke e bërë saktësisht llojin e pajisjeve inovative, të dizajnuara mirë, të mbushura me veçori të cilat Microsoft i dëshiron për Windows Phone, duke e marrë përparësinë e të gjitha veçorive softuerike.

Kështuqë Microsoft nuk ka nevojë të blejë një prodhues të telefonëve, ose të ketë një telefon të brendit të vet për të marrë pajisjet që dëshiron.

Dhe nuk mund të arrijë që t’i armiqësojë të gjithë prodhuesit tjerë të telefonave të cilët nuk i blen – sepse Microsoft ka nevojë për prodhuesit e telefonëve më tepër se sa që kanë nevojë prodhuesit e telefonave për ndërmarrjen e Microsoft.

Nëse prodhuesit e telefonëve nuk duan t’i bëjnë telefonët e tyre Windows Phone, kanë edhe shumë alternativa. Ata kanë Androidin, Tizen (paraardhësin e Meegos dhe disa projekte të tjera për celularë të Linuxit), pastaj është Boot To Gecko i Mozillas – ju madje mund të bënit një këllëf për të marrë WebOS dhe duke e bërë një telefon me të, duke ditur që përforcimet e HTML5 janë më të përshtatshme se kurrë.

Tregu i sistemit operativ për desktop është një tregues mjaft i mirë. Nëse prodhuesit e kompjuterëve nuk janë të kënaqur me prodhimin e tabletit nga Microsoft, çfarë do të bëjnë ata? Të braktisin tregun e Windows ku ata shesin miliona kompjuterë dhe të kalojnë në Linux? Jo: edhe nëse e urreni Windows 8 për shkak të veçorive të ndryshme të cilat mbase nuk ju përshtaten, ky vit nuk është viti i desktopëve me Linux.

Tabletët me Android vështirë të themi se kanë qenë një sukses komercial (nëse nuk përfshihet Amazon), dhe me Google të përgatitur për të larguar çdo boshllëk që mund të ketë mbetur me tabletin Nexus që kushton 199 dollarë si një kredit për aplikacionet nga Google Play që do të përvetësojë shumicën e blerësve për një tablet Android që nuk është Kindle Fire. Chromebookët ende nuk janë një alternativë serioze; ata janë shumë të kufizuar (dhe ende me çmim të lartë në krahasim, të themi me një notebook Windows me të njëjtat veçori që përdor shfletuesin Chrome).

E pëlqeni ose jo, prodhuesit do të vazhdojnë të prodhojnë kompjuter me sistemin Windows.

Duke mos pasur nevojë që të blejë një prodhues të telefonëve dhe atë për shumë arsye të forta për të mos e bërë këtë, pse Microsoft do të ngarkonte veten me një ndërmarrje humbje-prurëse si Nokia – që tashmë është duke bërë çdo gjë për të cilën ka nevojë Microsoft – ose RIM?

Nëse Microsoft është me të vërtetë duke negociuar me RIM-in, mund të themi se do të marrë një licensë për Windows Phone në vend se të blejë tërë ndërmarrjen, ku tashmë Microsoft ka bashkëpunëtorë të rëndësishëm brenda të gjitha fushave si (Bing dhe Exchange).

Nuk mund të themi që RIM në të vërtetë mund të jetë e interesuar; BlackBerry 10 synon të marrë përparësinë e shumë trendeve të njëjta që Windows Phone i bën dhe ndërrimi i kuajve në mes të rrjedhës së lumit mund të jetë një rrugë e mirë për t’u mbytur. Po, shtyrja e lansimit të BlackBerry 10 deri në vitin e ardhshëm është një goditje e fortë për ndërmarrjen (Nokia tashmë është duke e vendosur veçorinë për ndërrim të fytyrës së grupit të cilën RIM e demonstroi në pranverë në telefonët e tanishëm) por ata, sidoqoftë, vështirë se do të mund të merrnin një Windows Phone më përpara.

Dhe derisa presim të shohim një Windows Phone me tastierë me cilësi në BlackBerry, ekranin me formatin 4:3 të cilën mund të prisni që ta shihni të përdorur në një telefon me tastierë, e cila gjë mund të ketë munguar nga rezolucioni i ekranit të Windows Phone 8 – dhe RIM është duke u përqendruar në telefonat të ndjeshëm për prekje me tastiera me softuerë të mençur.

Dhe për ato rrëfimet se çfarë po kërkonte Microsoft në librat e Nokias? Shikoni përgjatë investimeve ndërmjet njëra-tjetrës. Microsoft është duke e shuar shpresën e vet për telefona në Nokia dhe duke investuar fuqishëm në ndërmarrje për të realizuar gjëra të reja. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>