Business & Management

Pse Microsoft mund të mbyllë përgjithnjë kapitullin e Nokias?

Jun 30 2015
0 Shpërndarje
Pse Microsoft mund të mbyllë përgjithnjë kapitullin e Nokias?

A view of Microsoft and Nokia signs in Peltola, OuluMicrosoft mund të veprojë shpejt për të mbyllur kapitullin e një prej blerjeve të saj më të mëdha në histori, pikërisht Nokia-n.

Kjo mund të bëhet realitet duke pasur parasysh gjëndjen financiare të këtij divizioni në një kohë kur Microsoft po paralajmëron investitorët se divizioni i saj i smartfonëve ishte në rrezik. Një lëvizje të ngjashme Microsoft e kishte bërë kur bleu kompaninë aQuantive për 6.2 milion dollar. Por cilat janë arsyet që do të detyrojnë Microsoft të veprojë drastikisht?

    – Microsoft është në dijeni të gjëndjes së Nokia ku pritet rënie e qarkullimit të parasë, reduktim në volumin e produkteve.

    – Dy javë më parë, shefi ekzekutiv i Microsoft Satya Nadella njoftoi shkarkimin e Stephen Elop, shefit ekzekutiv të Nokia dhe divizionit të paisjeve të Microsoft. Nadella gjithashtu njoftoi ristrukturim të kompanisë duke e vënë divizionin e paisjeve nën lidershipin e Terry Myerson i cili deri atë kohë kishte përgjegjësi vetëm për sistemin operativ.

    – Javën e shkuar Nadella paralajmëroi se Microsoft gjendej shumë pranë marrjes së disa vendimeve të vështira duke thënë se kompania ka nevojë të ofrojë inovacion në sektor të rinj duke dalur kundër planeve sidomos në departament jo funksionale.

Blerja 7.9 miliard dollarëshe e Nokia ishte një nga lëvizjes e fundit të ishte shefit ekzekutiv Steve Ballmer i cili u largua nga Microsoft në Shkurt të 2014-tës. Nadella kishte qenë kundër kësaj marrëveshjeje dhe tan po shohim Microsoft të gjendet shumë pranë mbylljes së kapitullit të Nokia. (PCWorld Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>