Marketing

Pse marketingu mobile është kaq shumë problem për reklamuesit

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Pse marketingu mobile është kaq shumë problem për reklamuesit

Të qenurit mobile nuk është edhe aq “mobile” sa mund të mendojmë ne. Rreth 70% e tabletëve nuk janë të lidhur me një plan tarifor nga kompanitë telefonike dhe një studim i fundit i AOL gjeti se 68% të kohës që njerëzit kalojnë me smartfonin e tyre është në shtëpi.

Për reklamuesit gjithsesi, ka një ndryshim të madh mes reklamimit mobile dhe atij desktop.

Në mjedisin mobile ata janë të privuar nga një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të tyre në desktop. Ja disa nga arsyet që marketingu mobile vështirëson punën e marketerëve dhe u krijon atyre probleme:

Nuk ka targetim të të sjellurit – në mjedisin desktop, reklamuesit kanë mundësi të targetojnë klientët potenciale bazuar në informacionet e marra nga cookies. Në iOS dhe Android nuk lejohen cookies.

Lamtumirë Rich Media Ads – në desktop supozohet se lidhja me internetin është e qëndrueshme dhe shpejtësia është e arsyeshme, por në platformat mobile mund të jeni duke përdorur gjithçka, nga Wi-Fi deri tek LTE apo 3G dhe këto lidhje ndryshojnë nga njëra-tjetra në aspektin e cilësisë. Kjo do të thotë që reklamuesit nuk kanë mundësi të reklamojnë përmes rich media-s. Një sfidë tjetër është mungesa për suportimin e Adobe Flash (falë Steve Jobs i cili e ndaloi Flash-in sepse harxhonte shumë bateri). E vetmja alternativë e mirë mbetet HTML 5.

Shumë pak lexues “live” – shumica e njerëzve i shkarkojnë gazetat apo revistat për t’i lexuar ato më vonë, zakonisht në vende ku nuk ka Wi-Fi. Kjo do të thotë ulje të mundësisë që reklamat të shihen online nga lexuesit.

Aplikacionet – meqenëse aplikacionet janë elementë kyç në një platformë mobile, marketerët dhe reklamuesit duhet të mendojnë mirë dhe të ndërtojnë plane për të reklamuar produktet e tyre brenda aplikacioneve.

Matjet –në mjediset mobile është e vështirë të masësh reagimin e konsumatorit, si psh norma e klikimit. Kjo është një çështje problematike që i shqetëson marketerët dhe botuesit online.

Shumë platforma – shumëllojshmëria e platformave mobile është një problem më vete. Smartfon apo tablet? Android apo iOS? iPhone 4S apo iPhone 5? iPad apo iPad Mini? Të gjitha këto pyetje lidhen me optimizimin e reklamës në secilën pajisje. (CIO Albanian)

Tags >

marketing
Lajmet e fundit>