Microsoft

Pse Internet Explorer 11 është shfletuesi i duhur për bizneset

Jul 28 2013
0 Shpërndarje
Pse Internet Explorer 11 është shfletuesi i duhur për bizneset

IE11Microsoft lançoi këto ditë një version Developer Preview të Internet Explorer (IE) për Windows 7. Versionet e reja nuk do të thotë se gjithmonë janë më të mirat, megjithatë IE 11 ka disa karakteristika nga të cilat mund të përfitojnë përdoruesit e biznesit.

Në një botë ku bizneset po mbështeten gjithmonë e më shumë tek kryerja e transaksioneve dhe punëve të tyre online, të pasurit e shfletuesit të duhur mund të bëjë diferencë.

Internet Explorer 11 Developer Preview për Windows 7 është shumë i ngjashëm me versionin për Windows 8.1. Microsoft ka rritur perfomancën, ka përmirësuar suportin për standardet ueb, si dhe ka zgjeruar aftësinë për të ofruar një eksperiencë të gjithëanshme nga shfletuesi.

Në IE 11, JavaScript funksionon 50% më shpejt së në Chrome. Ka suport të përmirësuar për disa karakteristika të HTML5 si “drag and drop” e cila u mundëson përdoruesve të punojnë më lehtësisht në mjetet e bazuara në cloud, siç janë SkyDrive dhe Office Web Apps. IE 11 suporton edhe WebGL për të shfaqur më mirë grafikën 3D.

Microsoft ka shkruar në blogun e vet se shfletuesi është i pari që bën dekodimin e imazheve JPG në GPU në kohë reale. Në këtë mënyrë, faqet ngarkohen më shpejt dhe përdoret më pak kujtesë, duke reduktuar konsumin e energjisë dhe duke përmirësuar automatikisht jetëgjatësinë e baterisë. IE 11 është shfletuesi i parë që pasqyron tekstin në GPU. Teksti dhe imazhet janë zemra e uebit dhe rritja e performancës së tyre ndikon në çdo faqe që shihni.

Në fund të fundit, ky është uebi i ri – Web 3.0. Ndërkohë që Web 1.0 synonte më tepër të shfaqte faqe statike HTML, Web 2.0 prezantoi interaktivitetin, përmbajtjen e gjeneruar nga përdoruesi dhe aplikacionet ueb. Tashmë po hyjmë në fazën e Web 3.0, ose siç njihet ndryshe edhe ‘uebi inteligjent’ i cili përfshin internet të kudogjendur, data mining dhe inteligjencë artificiale. Këto janë arsyet pse Microsoft po investon shumë për Internet Explorer. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>