Siguri

Pse i anulojnë përdoruesit abonimet në listat e e-mail-eve

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Pse i anulojnë përdoruesit abonimet në listat e e-mail-eve

be-back-soon-post-it-786x305Të dërgosh e-mail-e me përditësimet e fundit të kompanisë (newsletters) mund të jetë e vështirë. Ndërkohë që ju përpiqeni me çdo kusht t’iu mbushni mendjen njerëzve të regjistrohen në listën tuaj, shumë të tjerë mund të kërkojnë të mos marrin më njoftime.

Sigurisht, ka një arsye (apo disa) se përse njerëzit nuk duan t’i marrin më e-mail-et tuaja. Ndoshta mendojnë se nuk ka mjaftueshëm informacion ose mund t’iu ketë ardhur në majë të hundës mënyra se si i shkruani reklamat. Ndoshta po i dërgoni e-mail-et shumë shpesh.

Për t’ia lehtësuar disi punën vetes gjatë analizimit të arsyeve se përse njerëzit i refuzojnë e-mail-et e kompanisë suaj, bëjini më parë vetes disa pyetje për të parë nëse jeni ju ata që po gaboni.

1. A është i optimizuar e-maili për pajisjet mobile? 25% e e-mail-eve aksesohen nga pajisjet mobile çka do të thotë se është e rëndësishme që e-mail-i të duket po aq mirë në to sa edhe në desktop.

2. A po e dërgoni në kohën e duhur? Rekomandohet që t’i dërgoni ato gjatë ditëve të javës mes orës 14:00 dhe 17:00. Një pjesë e madhe e njerëzve i kontrollojnë e-mail-et gjatë orarit të drekës. Gjithsesi, mund të kryeni disa testime për të parë se kur janë shanset më të mëdha që marrësit tuaj i lexojnë ato.

3. A është e-mail-i mënyra e preferuar e konsumatorëve për të marrë lajmet? Ai nuk është i vetmi për të marrë të rejat e fundit. Në momentin që njerëzit klikojnë butonin “unsubscribe” (më hiq nga lista), jepuni atyre mundësi për t’ju ndjekur në vende të tjera si rrjetet sociale.

4. A ju mbajnë mend? Sigurohuni që ka mjaftueshëm të dhëna si në subjekt (por kini kujdes të mos e ngarkoni shumë me fjalë) ashtu edhe në të tekstin e e-mail-it.

5. A po i dërgoni ato aq shpesh sa duhet? Shifrat e 4 – 5 herë në muaj, sipas studimeve, tregojnë se ndoshta po dërgoni shumë e-mail-e. Por, edhe shumë pak është po aq pak e dëshiruar nga konsumatorët.

6. Mos janë të mërzitshme e-mail-et tuaja? Pavarësisht se sa interesant është produkti juaj, një marketing i mirë ka gjithmonë vlerën më të madhe në përballjen e parë me konsumatorin. (CIO Albanian)

Tags >

email
Lajmet e fundit>