Aplikacione

Pse Facebook s’është i domosdoshëm për shitje

Apr 11 2011
0 Shpërndarje
Pse Facebook s’është i domosdoshëm për shitje

Facebook shpesh konsiderohet si një vegël biznesi që patjetër duhet ta kemi, pasi që ndihmon të zgjerojmë njohjen e brendit dhe të arrijmë tek konsumatorët ekzistues dhe ata potencial. Sidoqoftë, rrjetat shoqërore nuk mund të konsiderohen patjetër si rritje të shitjeve nëse jeni një e-shitës (shitës elektronik). Në fakt, një faqe Facebook-u do të ketë pak ose aspak ndikim në shitjet e një e-shitësi, thuhet në një raport të ri të Forrseter Research.

Sipas një pjese të shkëputur nga studimi i Forrester, Facebook u ofron e-shitësve më pak beneficione në krahasim me veglat tjera për marketing. “Profesionistët e e-biznesit në distribucion raportojnë fare pak beneficione direkte ose indirekte nga Facebook, dhe rrjetat shoqërore në përgjithësi mbesin prapa në gjenerimin e kthimit nga investimet në krahasim me metodat tjera për rritjen e numrit të konsumatorëve dhe taktikave për ruajtjen e tyre, siç janë kërkimet dhe e-mail të paguar,” thuhet në raport. “Për disa kompani dhe brende, Facebook premton të përkrah brendimin dhe informimin, por, për shumicën e kompanive të e-bizneseve në shpërndarje, Facebook nuk duket të jetë i dobishëm në shitjet afatshkurtëra.”
Pra mos prisni që Facebook të ndihmoj biznesin tuaj të shes më shumë gjëra në internet nëse   jeni një e-shpërndarës.
Por, çfarë e bën Facebook-un të dobishëm për bizneset e vogla në përgjithësi?
Në mesin e disa beneficioneve të dukshme, bizneset e vogla mund të përdorin një faqe Facebook-u si shtesë në prezencën e uebfaqes së tyre – ose ta zëvendësojnë uebfaqen në përgjithësi, nëse nuk e kanë një të tillë. Gjithashtu mund të shfrytëzohet për marrjen e informatave nga turmat, duke vendosur pyetje për kontaktet në rrjetin e Facebook-ut për atë se çfarë mendojnë në veçanti për një vendim ose temë biznesi. Akoma, mund të vërehen shumë mangësi që mund të tejkalojnë dobitë për bizneset e vogla.
Një problem tjetër i madh është se si përdoruesit kur u jepet hapësira, do të humbnin kohën duke përdorur Facebook-un gjatë orarit të punës. Përderisa jeni duke lexuar këtë post, ju sigurisht jeni të joshur për të hedhur një sy llogarisë tuaj në Facebook që të shihni nëse dikush ka komentuar në statusin tuaj ose çfarë janë duke bërë “miqtë” tuaj.
Sipas një studimi të Nucleus Research, pothuajse 50% e punëtorëve nëpër zyre administrative përdorin Facebook-un përderisa janë në punë. Studimi ka gjetur që kompanitë me punëtorët që kanë qasje në Facebook kanë pasur një rënie prej 1.5% në produktivitet.
A do të konsiderohej përbindshëm një mbikëqyrës ose IT administrues

Lajmet e fundit>