Business & Management

Pse Europa e ka të pamundur të krijojë një Google ose Facebook?

Nov 30 2015
0 Shpërndarje
Pse Europa e ka të pamundur të krijojë një Google ose Facebook?

european_union_startups

Matti Huuhtanen – Associated Press

Shefi ekzekutiv i Open Garden dhe zhvilluesi i aplikacionit të komunikimit FireChat, Micha Benoliel, kaloi fëmijërinë në Francë ku lançoi një startup teknologjik. Por asnjëherë nuk e ka harruar atmosferën e optimizmit që të ofron San Francisco ku edhe kreu studimet përgjatë viteve 90’.

Por në momentin që në kokën e tij mori jetë ideja e një aplikacioni i cili mund të dërgojë mesazhe pa nevojë e një lidhje interneti, u desh të rikthehej në Kaliforni për ta bërë realitet.

“E dija që nëse doja të ndryshoja botën mund ta bëja vetëm nga atje”, tha Benoliel. Ndërsa kontinenti plak po përpiqet të ngrejë në këmbë industrinë e teknologjisë, është ende herët që të prodhojë gjigandë të tillë si Google, eBay apo Facebook. Më e mira e mundshme do të ishte të emigronit në Luginën e Silikonit ose të shisni idenë tuaj tek firmat Amerikane përpara se ato ta zbulojnë vetë.

Ekzekutivët e lartë të Bashkimit Europian po përpiqen maksimalisht që ta ndryshojnë këtë realitet të dhimbshëm në një betejë e cila sa vjen e egërsohet. Blloku prej 28 anëtarësh mbi të gjitha vuan nga mentaliteti i frikës në ndërmarrjen e rreziqeve dhe mungesa e rrjeteve financiare të etura për të transformuar startupet në kompani globale.

“Në SHBA, veçanërisht në Luginën e Silikonit, investitorët qëndron në gatishmëri për çdo ide të çmendur,” tha Benoliel. “Bizneset e suksesshme fillojnë me një ide të çmendur.”

Qëndrimi i maturuar i Europianëve ndaj investimeve është një ndër pengesat kryesore dhe më e vështira për tu kapërcyer. Investitorët Europian duan që këto startupe të reja të gjenerojë para që sot. Kompanitë teknologjike Europiane janë të fokusura në produkte të cilat shiten menjëherë që të gjenerojnë të ardhura menjëherë si paisjet industriale, turbinat energjisë, paisjet mjekësore dhe energjia nukleare.

Po çfarë ndodh me kompaninë e internetit? Në të shumtën e rasteve nuk kanë pothuajse aspak të ardhura. Si fillim, Twitter dhe Facebook u përqendruan në rritjen e shifrave. Sapo u stabilizuan si një forcë globale filluan të përqendroheshin drejt gjenerimit të të ardhurave përmes reklamimit dhe strategjive të tjera.

Kjo diferencë mentaliteti është një faktor kyç pse Europa ka prodhuar shumë pak firma dhe më pak investim në startupe sesa SHBA-ja dhe Azia.

 Në pesë vitet e fundit, amerikanët kanë ivestuar 167 miliard dollar në ide të reja biznesi ndërsa Europianët vetëm 20 miliard dollar. Vitin e shkuar plot 50 miliard dollar janë investuar në startupe në SHBA ndërsa në Europë vetëm 4 miliard. Madje edhe Azia e cila kohët e fundit po përfaqësohet nga gjigandët e Alibaba tejkalon Europën me 22.5 miliard dollar investime në startupe.  Këtë vit kjo shifër do të arrijë në 32 miliard dollar.

Investimet në fazat fillestare të një ideje të re janë jetike për startupet. Në teknologji, mund të ndodhë që disa konkurrentë të garojnë për të njëjtën ide.

Vështirësitë që po has Europa në konkurrencën online nuk është diçka specifike por një antonim i eksperiencave që vinë nga Lugina e Silikonit. Kjo e fundit ka ndërtuar një komunitet specialistësh teknologjikë dhe investorësh të cilët idetë e shkëmbyra mund ti bëjnë realitet lehtësisht.

Por duhet shumë kohë për ndërtimin e të tilla komuniteteve. Madje edhe shtete të tjera në SHBA janë përpjekur të pasqyrojnë suksesin e Luginës së Silikonit dhe nuk ja kanë arritur me përjashtim të Seattle ku gjenden me seli Microsoft dhe Amazon.

Kultura e startupeve Europiane është penguar vazhdimisht nga fakti se shumë vende të Bashkimit Europian duhet më shumë kohë dhe investim për të bërë biznes sesa në SHBA. Sa më e vështirë të jetë pushimi nga puna i një punonjësi, aq më e vështirë është zgjerimi i stafit të një startupi.

Por nuk duhet harruar se tregjet europiane janë të fragmentuara. Zgjerimi i operacioneve në kontinentin e vjetër është shumë e vështirë për shkak të diferencave në ligjet e biznesit dhe gjuhëve e ndryshme që fliten nga një shtet tek tjetri. Në kontrast, tregu amerikan ofron një potencial kunsomatorësh prej 320 milion të cilët flasin një gjuhë të vetme: Anglishten.

Disa kompani europiane kanë arritur të globalizohen megjithatë asnjë nuk ka arritur nivelet e Google dhe Facebook. Mund të përmendim Skype nismë e cila filloi si një sipërmarrje suedeze dhe estoneze. Spotify gjithashtu bën diferencën me 60 milion përdorues në të gjithë botën. Dy vite pasi Skype u shfaq kaloi në pronësi të eBay për 2.6 miliard dollar ndërsa Microsoft e bleu për 8.5 miliard në 2011-tën.

Në Finlandë lojërat mobile po lulëzojnë. Me dremitjen e Nokia-s, ekosistemi i startupeve po lulëzon dhe rezultatet e para tregojnë domimin në industrinë e lojërave mobile me produkte si Angry Birds dhe Clash of Clans.

Ekzekutivët e Komisionit Europian në Bruksel kanë përpiluar një plan afatgjatë për të ndihmuar ekosistemin e startupeve Europiane. Po bëhet e pamundura që të krijohet një treg i unifikuar dhe të hiqen barrierat e ligjeve të biznesit. Nga ana tjetër po mban qëndrim të rreptë ndaj gjigandëve e në veçanti Google.

Ekspertët thonë se ndërsa politika mund të ndihmojë, dora e saj e “hekurt” mund të mos mjaftojë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>