Aplikacione

Pse e neglizhojnë Google+ menaxherët e marketingut

Jul 22 2013
0 Shpërndarje
Pse e neglizhojnë Google+ menaxherët e marketingut

Google  PlusVërtet, përse? Ekspertët e marketingut online argumentojnë se në përgjithësi, kur shkojnë në një kompani të madhe e cila dëshiron të integrohet në mediat sociale, ata përpiqen të fokusohen më tepër atje ku është popullariteti dhe jo “atje ku duhet të jetë.”

Liderët e vjetër të marketingut kanë këto mendime për rrjetet sociale: në Facebook ata konsiderojnë se dominon rinia, në Twitter ata që duan të influencojnë të tjerët, në LinkedIn profesionistët, ndërsa në Google+…? Mesa duket, në aspektin e tyre, Google dominon thjesht kërkimin në ueb dhe kaq.

Bazuar në të dhënat e fundit të tremujorit të parë të këtij viti, Google+ është rrjeti social i dytë më i madh në botë pas Facebook-ut. Ai ka 500 milionë përdorues të regjistruar prej së cilëve 135 milionë postojnë përditësime dhe janë aktivë. Këto shifra vijnë nga LeadTail.com.

I pyetur mbi arsyet pse marketerët stepen para përfshirjes në Google+, Ciaran Treacy, ekzekutiv i marketingut online në Dublin, dha këto arsye, si më të shpeshtat që dëgjon gjatë punës së tij:

– Aktualisht, jam i përfshirë në rrjete të tjera sociale dhe më mjaftojnë këto ku jam

– Nuk kam arsye pse të jem në Google+

– E kam provuar, por hoqa dorë sepse atje nuk ndodhte asgjë

– Nuk është përvojë e vërtetë sociale; ishte e mërzitshme

– Nuk është intuitive dhe është shumë e vështirë për t’u kuptuar

Një tjetër arsye që përmend Carter është fakti se Google+ nuk integrohet edhe aq mirë me rrjetet e tjera sociale për të bërë postime të ashtuquajtura “cross-platform”. Ai shton se një nga arsyet pse marketerët duhet të zgjedhin edhe Google+ në strategjitë e tyre është mundësia për t’u shfaqur më lart në rezultatet e kërkimeve. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>