Siguri

Pse duhet të na interesojë spiunazhi kibernetik

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Pse duhet të na interesojë spiunazhi kibernetik

cyber espionageSulmet përmes malware-ve kanë marrë një kuptim tjetër vitet e fundit. Bizneset dhe konsumatorët dëgjojnë pothuajse çdo ditë mbi Trojanët, phishing scams, malware etj. Por këto janë vetëm një pjesë e kërcënimeve me të cilat ndeshet shoqëria e sotme gjatë jetës online.

Krimbat Stuxnet and Duqu, si dhe malware-t Flame, Gauss dhe Red October janë të gjitha shembuj të sulmeve të krijuara dhe zhvilluara nga shtetet apo grupe të mirë organizuara terroriste. Secili prej tyre ka synime dhe objektiva të përcaktuara qartë. Ndoshta ju mund të mendoni se përsa kohë nuk prekeni personalisht nga to, atëherë nuk ka pse ju interesojnë. Por nuk është kështu.

Tre janë mënyrat se si të gjithë ne mund ta ndjejmë peshën e rëndë të këtyre lloj sulmeve që përgjithësisht lidhen me spiunazhin kibernetik ose kërcënimin e mirëqenies së shoqërisë në tërësi:

1. Infrastruktura

Sulme të tilla përpiqen të kompromentojnë zonat më kritike të infrastrukturës së një vendi, përfshi rrjetin elektrik, linjat hekurudhore, ajrore, semaforët, furnizimin me lëndë të djegshme, centralet bërthamore, furnizimin me ujë etj. Të gjitha këto konsiderohen si “infrastrukturë kritike” për vetë faktin se janë elementet themelore për mbijetesën e njeriut, për mbrojtjen e tij, transportimin dhe komunikimin.

2. Dëmtimet indirekte

Në këtë kategori përshihet kompromentimi i sistemit ushtarak, operacionet sekrete të inteligjencës, planet strategjike të një vendi e deri tek prodhimi industrial.

3. Inxhinierimi i kundërt

Pasi bëhet identifikimi i këtyre lloj kërcënimeve apo sulmeve, gjithçka bëhet publike. Më pas sulmuesit kanë mundësi të marrin dhe të nxjerrin kodin që pengon sulmin e tyre përmes inxhinierimit të kundërt. Në këtë mënyrë, arrijnë ta riprogramojnë teknikën e tyre e njëkohësisht ta përdorin sërish. (CIO Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>