Siguri

Pse duhet të kujdeseni për sigurinë e pajisjeve mobile

Oct 14 2012
0 Shpërndarje
Pse duhet të kujdeseni për sigurinë e pajisjeve mobile

Ndërsa blejmë gjithmonë e më shumë smartfonë apo tabletë, i hapim rrugën shumë hakerave të ndërhyjnë në sistemet tona përmes maluerëve, phishing, viruseve etj.

Kompania e testimit të sigurisë Veracode, ka nxjerrë disa këshilla si dhe ka paraqitur disa statistika tepër interesante mbi rritjen e vjedhjes së të dhënave dhe ndikimin e tyre tek biznesi apo konsumatori.

Nuk ka dyshime se njerëzit janë të apasionuar pas pajisjeve elektronike. Tregu i smartfonëve u rrit me 42% nga viti 2010 në 2011 dhe prodhuesit kanë shitur 40 milionë tableta në dy vitet e fundit. Për të mos përmendur pastaj 1 miliardë pajisje mobile që parashikohen të aktivizohen deri në fund të këtij viti, apo 40 miliardë aplikacionet që janë shkarkuar në to.

Rritja e këtyre shifrave është në përpjesëtim të drejtë me rritjen e krimit online. Rreth 59% e organizatave kanë përjetuar rritje të maluerëve për shkak të pajisjeve mobile të pasigurta.

Pse pajisjet mobile janë të pasigurta?

– Mund të vidhen apo të humbasin

– Mund të vidhen të dhëna përmes rrjeteve wireless

– Malueret

Punonjësit mendojnë se askush nuk i sulmon pajisjet e tyre mobile. Realisht, smartfonët janë targete të lehta për hakerat.

– 51% e organizatave kanë pasur humbje të dhënash si rezultat i pajisjeve të pasigurta

– 59% e organizatave janë dëshmitare të rritjes së infektimit nga maluerët si rezultat i pajisjeve të pasigurta

– 174 milionë rekorde janë vjedhur në 855 sulme të dhënash (kostoja = 194$/rekord)

Aplikacionet mund të përmbajnë:

– Spyware të fshehura

– Maluerë

– Sulme phishing

– Procese që zhvillohen në prapaskenë

10 këshilla për t’i bërë të sigurta pajisjet tona mobile:

1. Përdorni fjalëkalime për të siguruar materialet

2. Kontrolloni lidhjen me internetin

3. Kontrolloni aksesin dhe lejimet që i bëhen një aplikacioni

4. Mbajeni sistemin operativ dhe firmware të përditësuar

5. Bëni back-up për materialet tuaja

6. Bëni që të dhënat, materialet tuaja të fshihen automatikisht nëse pajisja humbet apo vidhet

7. Mos ruani asnjëherë të dhënat tuaja financiare në pajisjen tuaj

8. Kujdes nga aplikacionet pa pagesë

9. Instaloni një antivirus dhe bëni shpesh skanim

10. Përdorni menaxhuesin e pajisjeve mobile (MDM). (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>