Mobile

Pse biznesi juaj duhet të pranoj pagesa mobile

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Pse biznesi juaj duhet të pranoj pagesa mobile

Isis, një ofrues pagesash mobile i themeluar nga AT&A, T-Mobile, dhe Verizon në vitin 2010, njoftoi për marrëveshje me Visa, MasterCard, Discover dhe American Express. Isis ofron opsionin për pagesa mobile bazuar në teknologjinë NFC, që lejon të “kaloni” celularët tuaj përballë skanerit që të realizoni një pagesë.

Marrëveshja do të lejoj përdoruesit e celularëve të operojnë Isis në pajisjet e tyre në çfarëdo makine Visa, MasterCard, Discover apo American Express. Sipas Isis, partneriteti do të zgjeroj opsionet e pagesës për përdoruesit mobil duke kredituar kredit kartelat paguese anembanë SHBA-ve.

Transaksionet mobile të bazuara në NFC pritet të arrijnë në afër 50 miliardë dollarë në mbarë botën deri në vitin 2014 sipas një parashikimi të Juniper Research. Sipas këtij studimi brenda 18 muajve të ardhshëm pagesat mobile të bazuara në NFC do të lançohen deri në 20 tregje ndërkombëtare, derisa Amerika Veriore dhe Evropa Perëndimore do të zotërojnë më shumë se 50% të tregut botëror deri në vitin 2014.

Isis nuk është e vetmja kompani që deri me tani ka filluar të përqendrohet tek kjo teknologji e re. Google eWallet, PayPal, dhe Square janë në luftë për këtë treg gjithashtu. PayPal planifikon që pagesat mobile gjatë vitit 2011 të arrijnë deri në 4 miliardë, ndërsa Square po realizon nga 4 milionë transaksione çdo ditë.

Por, marrëveshja e fundit e Isis është partneriteti më i gjerë në këtë fushë duke sinjalizuar një normalizim të pagesave mobile.

Nëse kompania juaj akoma nuk përkrah pagesa mobile, tani është koha e përkryer për të lëvizur në këtë drejtim. Ja disa arsye pse duhet të bëni këtë:

1. Janë të shpejta.

Sepse ju nuk keni nevojë të merrni faturën e shtypur, e cila mund të merr kohë tepër të gjatë për disa lokacione, pra ju do të jeni në gjendje të procedoni pagesat më shpejtë. Kjo është kritike veçanërisht për kafenetë dhe restorantet, ku një radhë e gjatë e konsumatorëve mund të dërgoj deri tek humbja e tyre.

2. Po bëhen të kudogjendur

Derisa shumë njerëz po adaptohen me pagimin me anë të celularëve të tyre, mungesa e këtij lloji të pagesave mund të bëhet pengesë për disa konsumatorë. Njëra nga dobitë më të mëdha të këtyre pagesave mobile është lirimi i konsumatorëve nga bartja e kartelave kreditore. Tani, edhe ata adaptuesit e hershëm të teknologjisë ndoshta janë akoma duke bartur kartela kreditore, por shumë shpejt do të largojnë ato. Mosgatishmëria për të pranuar pagesa mobile do të bëhet ngjashëm si mosgatishmëria për pranimin e pagesave me anë të kartelave kreditore, një barrierë e madhe për shumë konsumatorë.

3. Janë për adaptuesit e hershëm

Pranimi i pagesave mobile jo vetëm që do të ju lidh me këta adaptues të hershëm të cilët po kërkojnë të paguajnë me celularët e tyre, por gjithashtu do të ju pikturojnë si një kompani e zhvilluar teknologjike që lëviz një hap para kohës. Ju mund të siguroheni që njerëzit do të vërejnë kur një konsumatorë “fshin” celularin e tij për të blerë kafen e mëngjesit.

Partneriteti i Isis dhe miliarda dollarë në shitjet mobile do të duhet të mjaftojnë për të bindur bizneset e vogla të fillojnë të pranojnë pagesat mobile. Ka edhe disa prej tyre kontestojnë që kjo është akoma shumë herët për t’u realizuar, se këto partneritete do të ndryshojnë dhe akoma nuk janë shfaqur liderë për këto iniciativa.

Lajmet e fundit>