Business & Management

Pse abonimi me pagesë LinkedIn Premium është një investim i mirë

Feb 6 2015
0 Shpërndarje
Pse abonimi me pagesë LinkedIn Premium është një investim i mirë

4278432941_5cb085182e_b-100258119-primary.idgeRrjeti social i punëkërkuesve, Linkedin, ofron një sërë ofertash premium që variojnë me çmime nga 30 dollar në muaj deri në 120 dollar. Shumë njerëz nuk e shohin të arsyeshme të investojnë shuma të tilla parash për diçka të tillë por abonentët e LinkedIn Premium shprehen të kënaqur dhe shtojnë se ato para ja kanë vlejtur. Linkedin Premium është një lloj klubi ekskluziv për punë kërkuresit, rekrutët dhe shitjet profesionale. Disa përdorues të LinkedIn si fillim vendosin të përdorin versionin falas por shumë të tjerë vazhdojnë të paguajnë për ta pasur këtë shërbim edhe pasi ata i arrijnë qëllimet e tyre. Ja disa nga arsyet pse ata zgjedhin të veprojnë kështu.

Linja LinkedIn e ofertave premium.

Versioni bazë i LinkedIn Premium përdoret nga ata punëkërkues që janë të gatshëm të paguajnë 30 dollar për tre mesazhe InMail, detaje kryesore për ata që shikojnë profilin e tyre dhe për vegla që përmirsojnë profilin e tyre duke e bërë atë më të dukshëm në sytë e punëdhënësve. Abonimi Bussiness Plan 60 dollar në muaj përfshin 15 mesazhe InMail, filtera kërkimi të avancuar dhe kërkim të palimituar në rrjetin tuaj. Ndërsa abonimi më i shtrenjtë që kushton 120 dollar ju ofron 30 mesazhe InMail, kërkim të avancuar, ekspozim të palimituar të profilit tuaj, punësim të integruar dhe rekrutim specifik.

LinkedIn Premium është diçka shumë me vlerë.

CEO dhe themeluesi i Technology Jobs NYC shprehet se LinkedIn është një shërbim shumë me vlerë në linjën e tij të punës. Ai vlerson databazën dhe opsionin InMail me të cilin mund të kontaktosh dikë direkt për punë. Gjithashtu themeluesi i Imagine Wow thotë se Linkedin ja vlen të përdoret nga çdo biznes. Dhe David Coher vitin e shkruar filloi të përdorte LinkedIn Premium. Ky shërbim është kthyer sot për atë në mënyrën më të mirë për të kontaktuar me kandidatë të rinj. Linkedin Premium ofron gjithashtu thjeshtësi përdorimi, siguri dhe efektivitet.

Kalimi nga LinkedIn Falas në atë Premium. Mike O’Neil ka përdorur LinkedIn që prej 11 vitesh dhe ai ka paguar çdo vit për këtë shërbim. Ai e cilëson LinkedIn Premium si ‘investimi më i mirë që ai ka bërë ndonjëherë’ por ai shton se përdoruesit gjithashtu mund të përfitojnë shumë dhe nga opsioni falas.

A ka LinkedIn Premium një kosto të lartë? Opsionet më me vlerë që ju përfitoni nga LinkedIn Premium janë mesazhet InMail, kërkimi i avancuar dhe rezultatet shtesë gjatë kërkimit. Por përfitimet nuk janë gjithmonë të dukshme. Vlera që ju do të merrni nga ky shërbim varet nga mënyra se si ju e përdorni dhe manaxhoni atë. Që nga momenti që ju provoni një eksperiencë të tillë, çdo gjë do të ndryshojë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>