Siguri

Protesta në Turqi kundër censurimit të internetit

May 16 2011
0 Shpërndarje
Protesta në Turqi kundër censurimit të internetit

altMijëra turq protestuan të dielën edhe online e edhe në rrugë kundër kontrollit të ri të internetit të propozuar nga qeveria turke.

Kontrolli do të kërkoj që përdoruesit të zgjedhin njërin nga katër filtrat për tu lidhur në internet, sipas mediave vendore. Filtri familjar, për fëmijë, shtëpiak, dhe standard, do të rezultojnë me nivele të ndryshme filtrimi. Lista e uebfaqeve që do të bllokohen nga secili filtër është e fshehtë, deklarojnë Reporterët pa kufij .

Rregullat e reja të Autoritetit Turk për Teknologji Informuese dhe Komunikuese që njihet edhe si BTK, do të hyj në fuqi nga 22 gushti.

“Ky hap është në kundërshtim të tërësishëm me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e dhe me vet kushtetutën e Turqisë. Të gjithëve duhet tu garantohet qasje e pakufizuar në internet,” vazhdon deklarata e Reporterëve pa kufij.

Më herët gjatë muajit prill, qeveria hoqi dorë nga një plan që bazohej në përmbajtjen e filtrimit të bazuar në 138 fjalë.

Në disa uebfaqe, përdoruesit kanë vendosur video të cilat thonë se janë nga marshi i organizuar të dielën në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim.

Përdoruesit janë të dyshimtë që BTK do të filtroj uebfaqet edhe nëse është zgjedhur opsioni standard. BTK nuk komentoi asgjë.

Në bazë të rregullave të reja, BTK ka kontroll total mbi atë se cilat uebfaqe do të bllokohen nën cilët filtra dhe mund të shtoj dhe largoj faqe pa njoftimin e përdoruesit, një mënyrë që i jep BTK fuqinë që të ndaloj mijëra uebfaqe pa ndonjë arsye të qëndrueshme, thuhet në një peticion në uebfaqen Avaaz.org.

BTK më herët ka deklaruar që ata po pajisin familjet me një shërbim të rëndësishëm, dhe kanë shtuar filtrat që tashmë janë të gatshëm për shkarkim nga kushdo që dëshiron t’i instaloj ata.

Lajmet e fundit>