Mobile

Pronarët e Xperia pëfitojnë 50 GB

Dec 19 2011
0 Shpërndarje
Pronarët e Xperia pëfitojnë 50 GB

Kompania Sonny Ericsson për të gjithë pronarët e celularëve të mençur të prodhuar nga kjo kompani ka rezervuar një shpërblim me 50 GB hapësirë falas. 

Të gjithë ata që kanë celularë të mençur Xperia nga versioni X10 e më lartë të Sonny Ericsson do të mund të aktivizojnë këtë ofertë deri më 31 dhjetor. Oferta vlen për konsumatorët e këtyre celularëve anembanë botës.

Hapësira për ruajtjen e të dhënave në teknologjinë cloud që ofrohet nga Sony Ericsson vjen në bashkëpunim me kompaninë e specializuar në këtë teknologji, Box.

Pronarët e celularëve të mençur të lartpërmendur duhet të krijojnë një llogari në Box dhe të kyçen në të me aplikacionin e Box për Android. Pasi të kyçen në këtë mënyrë ata do të përfitojnë hapësirën që do të jetë në dispozicion të tyre përgjithmonë.

Ky aplikacion i Box për Android u mundëson përdoruesve të shfletojnë, të shohin dhe të shpërndajnë përmbajtjet që kanë në llogarinë e tyre. Pos për Android, aplikacioni ka versionet e tij edhe për iPhone dhe iPad të Apple, TouchPad të HP-së, dhe BlackBerry e PlayBook të RIM.

Lajmet e fundit>