Slider

Projektligji i ri i Alabamës anti-diskriminim propozohet të mbajë emrin e Tim Cook

Dec 4 2014
0 Shpërndarje
Projektligji i ri i Alabamës anti-diskriminim propozohet të mbajë emrin e Tim Cook

cookPërfaqësuesja e shtetit të Alabamës, Patricia Todd lajmëroi sot se projektligji më i ri anti- diskriminim do të mbajë emrin Tim Cook. Todd ka planifikuar të prezantojë këtë projekt-ligj në mars, i cili do të pengojë qeverinë nga diskriminimi në praktikat e saj të punësimit bazuar në pika të tilla si orientimi seksual, etj.

Në fillim Apple tha se Cook ndoshta nuk e dëshiron emrin e tij në një pjesë sensitive të ligjit siç është ky rast. Por pas disa ditësh, kompania e informoi Patricia Todd se: “Tim Cook ishte i nderuar të dëgjonte se Todd dëshironte të emëronte projektligjin anti-diskriminim me emrin e tij”

Todd shprehet gjithashtu se ajo shpreson që Cook të shkojë të flasë me legjislaturën e shtetit kur të jetë për votim ky projektligj. Cook ka lindur në Alabama dhe kohët e fundit u kthye atje për “Alabama Academy of Honor”, ku mbajti një fjalim. (CIO Albanian)

Tags >

Tim Cook
Lajmet e fundit>