Slider

Projekti Xen 4.3 lëshohet me mbështetje për serverët ARM

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Projekti Xen 4.3 lëshohet me mbështetje për serverët ARM

Xen PandaProjekti Xen ka bërë paraqitjen e parë si një projekt bashkëpunues i Fondacionit Linux.

Xen 4.3 përfshin një vëzhgim të teknologjisë për mbështetje për harduerët e serverëve të ARM-së, përmirësimet në funksionimin të monitorit të makinës virtuale dhe sigurisë dhe përditësimeve për koleksionin e vet të veglave, duke përfshirë vëzhgimin tjetër të teknologjisë së integrimit me veglën Open vSwitch, që kalon përgjatë rrjeteve të drejtuara softuerike.

Zhvilluesit e Xen thonë që tani janë duke punuar me projektin QEMU për ta bërë më lehtë për distribucionet e Linux-it për të paketuar Xen-in. Ky bashkëpunim po ashtu ka mundësuar mbështetjen për kalim të PCI-së përgjatë të dyja palëve të aplikacioneve.

Duke punuar së bashku me komunitetin e tyre kontribuues, zhvilluesit e Xen kanë vërtetuar portëzimin e tyre ARM në platformat ARMv7 dhe ARMv8. Për të shpërngulur mbështetjen e serverëve të ARM-së nga faza e vëzhgimit në teknologji tek disa veçori që janë të gatshme për prodhim, projekti është duke punuar së bashku me Linaro Enterprise Working Group dhe disa prodhues haruderikë, duke përfshirë Calxeda.

Mundësitë e shtuara për siguri në Xen 4.3 përfshijnë përmirësimet në zgjidhjen virtuale Trusted Platform Module (vTPM) që iu mundëson sistemeve “mysafire” operative që të kenë qasje në TPM që është softueri i tyre unik dhe që mund të ketë vetëm çelësa për qasje që janë të shpërndarë nga domeini i menaxherit të sistemit vTPM.

Korniza punuese e sigurisë XSM e Xen dhe modeli i sigurisë FLASK ishin shtuar për të mbuluar API-të e pa-privilegjuara e po ashtu edhe ato të privilegjuara. Kodi burimor i Xen 4.3 është licencuar nën licencën GPLv2. Më tepër informacione në lidhje me veçoritë e reja në këtë lëshim janë ofruar në wiki-n e projektit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>