Microsoft

Projekti ViralSearch gjurmon origjinën e videove virale

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Projekti ViralSearch gjurmon origjinën e videove virale

viralsearchSa më shumë që ne e njohim internetin, aq më shpesh dëgjojmë fjalën “virale” që shumicën e kohës del nga kuptimi i saj origjinal.

Shpesh herë ne dështojmë në dallimin e videove virale nga ato popullore, por që ekziston edhe një ndarje e madhe në kuptimin e kësaj fjala, dhe pikërisht projekti i Microsoft ViralSearch është krijuar për të na ndihmuar të kuptojmë dhe të dallojmë më mirë këto dy koncepte.

Një artikull i ndarë në Twitter nga dikush me më shumë se 1 milionë ndjekës nuk është “viral”. Që diçka të quhet virale kërkohet që të ndahet nga një gamë më e gjerë njerëzish.

ViralSearch jep një pamje vizuale të mirë se si videot apo artikujt viralë shpërndahen duke treguar numrin e herëve që është ndarë që nga hedhja e tij e parë në një rrjet social. Në videon e postuar, kërkimi i Microsoft tregon se si i bashkoi rreth 300000 histori me rreth 1 miliardë “cicërima” duke e lidhur me origjinën e ndarjes.

Një histori popullore mund të jetë ndarë nga 150 njerëz, duke përfunduar pas një vale “cicërimash”. Një video virale mund të jetë ndarë me miliona herë pasi fillimisht kishte një audiencë më të vogël. Bashkë me aftësinë e tij për të shfaqur një pamje më tërheqëse të internetit nga disa postime.

ViralSearch gjithashtu mund të tregojë ndikimin që ka një person në përhapjen e një lajmi. Aktualisht Microsoft-i nuk e ka bërë publike këtë mundësi për të parë ndikimin tënd në përhapjen e diçkaje, por shpresojmë që në të ardhmen të mund ta kemi këtë mundësi. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>