Mobile

Projekti Nano-SIM merr dritën jeshile

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Projekti Nano-SIM merr dritën jeshile

Instituti Europian i Standardeve të Telekomunikimit (ETSI) njoftoi se komisioni i tij ka arritur një marrëveshje lidhur me standardin Nano-SIM. Ka vetëm një problem: organizata nuk bëri të ditur se cila teknologji është përzgjedhur.

Sipas këtij instituti, komisioni i tij teknik i Platformës Smart Card ra dakord për një element të ri për kartën SIM, të quajtur “faktori forma e katërt”. Ky faktor i njohur më mirë si “Nano-SIM,” do të jetë 40 % më i vogël se kartat ekzistuese SIM, por i vendosur mbrapsht do të jetë i përputhshëm me dizajnin ekzistues të SIM.

Nano-SIM ka shkaktuar polemika në muajt e fundit ndërsa Apple vendosi të marrë Nokian, Research In Motion, dhe Motorolan për të krijuar teknologjinë e saj për këtë standard. Vota fillestare për të përcaktuar nëse teknologjia e Apple apo ajo e kompanive tjera do të bëhej standard u planifikua të mbahej në mars, por ETSI vendosi ta shtynte në mënyrë që të arrinte një consensus më të gjerë brenda industrisë.

Për të rritur shanset për të fituar këtë votim, Apple lëvizi drejt një rritjeje domethënese të fuqive të saj votuese në fillim të këtij viti duke regjistruar gjashtë kompani europiane në ETSI. Sipas rregullave të këtij të fundit, çdo kompani me 8 miliardë euro ose më shumë të ardhura ka të drejtë deri në 45 vota. Në atë kohë, Nokia kishte shumicën e votave në qoshen e saj me 92 të tilla.

Në një përpjekje për të zbutur tensionet për votimin e parë, Apple raportohet t’i ketë ofruar kompanive anëtare të ETSI alternativën për të përdorur standardin e saj Nano-SIM pa asnjë pagesë. Megjithatë, në mënyrë që të merrnin modelin e tyre falas, kompanive u duhej të ofronin “të njëjtat kushte në përputhje me parimin e reciprocitetit” në të gjitha standardet e industrisë që ata zotërojnë.

Bazuar në ngjarjet që pasuan, homologët e Apple mesa duket i’u shmangën ofertës. Në vend të saj, në fillim të këtij muaji, RIM, Nokia dhe Motorola tentuan një kompromis nga ana e tyre duke krijuar një dizajn të ri për Nano-SIM-in e tyre që përfshinë shumë por jo të gjitha karakteristikat që gjenden në opsionin Apple.

Nuk është e qartë nëse Apple i’u përgjigj në mënyrë të favorshme këtij kompromisi, dhe si rrjedhojë duke i hapur rrugën që vota e sotme të shkonte në tjetër drejtim. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>