Slider

Programuesit e inteligjencës artificiale ende në hapat e para të lojërave që imitojnë jetën reale

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Programuesit e inteligjencës artificiale ende në hapat e para të lojërave që imitojnë jetën reale

Artificial game Inteligjenca artificiale, pjesa e programimit që përdoret nga zhvilluesit e videolojërave për t’i bërë karakteret e tyre “më të zgjuar dhe më intuitivë në veprimet e tyre” është ende larg realizimit të plotë të këtyre lloj personazheve.

“Ka lojëra të inteligjencës artificiale që u mungon shumë pjesa e inteligjencës,” shprehet Brian Schwab, inxhinier i inteligjencës artificiale në lojëra tek Blizzard Entertainment, e cila ka publikuar të suksesshmet “Warcraft,” “StarCraft” dhe “Diablo”, seritë e lojërave strategjike.

Problemi qëndron në faktin se karakteret e sotme, të cilat janë të programuara në videolojërat ekzistuese, qofshin personazhe pozitive qofshin negative, e njohin shumë pak personin që po luan lojën, tha Schwab gjatë një paneli diskutimi në Konferencën e Zhvilluesve të Lojërave në San Françisko.

“Mua me pëlqen një lojë që më njeh, që e di emrin tim,” shtoi Schwab. Armiqtë duhet të kenë mangësi të formës njerëzore në mënyrë që protagonisti të vrasë mendjen dhe t’i gjejë. Nga ana tjetër, personazhet që shoqërojnë lojtarin duhet ta ndihmojnë atë programersmë tepër sesa ta bezdisin, ndërkohë që modelet e mentorëve mund t’u ofrojnë këshilla të personalizuara lojtarit. 

Këto ishin vetëm disa nga dëshirat e Schwab për të ardhmen e videolojërave.

“Duhet të kërkojmë për mënyra të reja, më të thjeshta për të tërhequr vëmendjen e lojtarëve,” u shpreh Daniel Kline, inxhinier softuerik në Maxis, publikuesve të serive simuluese “Sim.”

Pjesëtarët e tjerë të pranishëm në panel diskutuan mbi përfshirjen e “arkitekturës adaptuese” në lojërat e inteligjencës artificiale, në mënyrë që të arrihet të ruhet më tepër informacion mbi lojtarin, si për shembull lista e lojërave që ka luajtur dhe statistikat lidhur me to.

Në këtë mënyrë mund të arrihet të adaptohet inteligjenca artificiale bazuar në vendimet e vetë lojtarit, sepse në fund të fundit qëllimi i programuesve të kësaj fushe është pikërisht ai, të imitojnë jetën reale. (CIO Albanian)

Tags >

programer
Lajmet e fundit>