Business & Management

Programi i ri i PayPal për krijimin e ekosistemit dixhital të pagesave edhe në dyqanet me pakicë

May 17 2013
0 Shpërndarje
Programi i ri i PayPal për krijimin e ekosistemit dixhital të pagesave edhe në dyqanet me pakicë

PayPalPayPal ka planifikuar vënien në zbatim të një programi të ri të quajtur “Cash for Registers”, synimi i të cilit është eliminimi i arkave tradicionale dhe krijimi i ekosistemit të pagesave dixhitale edhe në dyqanet e pakicës.

Çfarë do të përfitojnë konkretisht tregtarët në qoftë se heqin dorë nga mënyra tradicionale e ruajtjes së pagesave? PayPal do të ofrojë për ta karta krediti dhe debiti si dhe do të mundësojë përpunimin e transaksioneve për pjesën e mbetur të vitit.

Përveç përpunimit të transaksioneve pa pagesë, PayPal do të reklamojë bizneset të cilat vendosin të marrin pjesë në këtë program ndaj 128 milion përdoruesve në gjithë botën.

Kompania po bashkëpunon me disa partnerë si ERPLY, ShopKeep, Vend dhe shumë të tjerë për të mundësuar lançimin e këtij shërbimi. Sigurisht shërbimi fillimisht do të jetë i disponueshëm në SHBA dhe më pas do të shtrihet dhe më gjerë. (CIO Albanian)

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>