IT Organizate

Profitet e Acer bien për 72 përqind

Apr 27 2012
0 Shpërndarje
Profitet e Acer bien për 72 përqind

Prodhuesi tajvanez i PC-ve, Acer ka shënuar rënie në profitin e kompanisë për çerekun e parë të këtij viti për 72.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rënie kanë shënuar edhe të hyrat e kompanisë, të cilat janë për 11.4% më pak se vitin e kaluar.

Profiti neto për këtë çerek ishte vetëm 1.2 milionë dollarë, rënie nga 4.29 milionë dollarë sa ishte vitin e kaluar. Të hyrat e përgjithshme ishin 410 milionë dollarë, rënie nga 465 milionë dollarë sa ishin në çerekun e parë të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar në çerekun e dytë dhe të tretë, kompania kishte postuar humbje para se më në fund të fitonte të hyra pozitive në çerekun e fundit të vitit kur shënoi një profit prej vetëm 2.4 milionë dollarë.

Acer është prodhuesi i katërt më i madh i PC-ve në botë dhe gjatë vitit 2011 ka shënuar një rënie prej 13.8% krahasuar me një vit më parë në liferimin e PC-ve, sipas raporteve të IDC. Kjo ishte rënia më e madhe në mesin e pesë prodhuesve më të mëdhenj të PC-ve.

Acer ka provuar të përmirësoj pozitën financiare duke lançuar laptop më të mirë që njihen si ultrabook, të cilët janë më të hollë dhe nisen më shpejtë që i bën të ngjajnë në tabletët. Më herët gjatë këtij viti, CEO i kompanisë J.T. Wang deklaroi që çmimet e ultrabook do të bien në 600-700 dollarë dhe do të marrin pjesë deri në 35% në shitjet e kompanisë deri në fund të vitit.

Acer do të lançoj edhe më shumë tabletë, treg në të cilin ka vërejtur një interesim të ngritur për pajisje të tilla që kushtojnë ndërmjet 299$ dhe 499$. Kompania së fundmi ka lançuar edhe tabletin e parë me procesor katër-bërthamësh të quajtur Iconia Tab A510. /cio.al/

Lajmet e fundit>