Siguri

Profesionistët e IT-së nuk shprehen të shqetësuar mbi spiunimet e NSA-së

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Profesionistët e IT-së nuk shprehen të shqetësuar mbi spiunimet e NSA-së

ITGjatë muajve të fundit mund të keni dëgjuar mbi përgjimet që ka kryer NSA-ja pothuajse tek të gjithë, kudo ku ndodhen, pavarësisht faktit nëse përbëjnë ndonjë rrezik apo jo për sigurinë kombëtare. Por, mesa duket, profesionistët e IT-së nuk janë edhe aq të shqetësuar lidhur me këtë fakt.

Në një sondazh të kryer nga AppRiver gjatë RSA Conference ka dalë pikërisht në pah ky fakt. Kompania ka vendosur ta kryejë sondazhin ballë për ballë me pjesëmarrësit duke iu bërë atyre disa pyetje të thjeshta. Të anketuarit janë njerëz të rëndësishëm për sigurinë e kompanive, puna e së cilëve varet pikërisht nga bërja të sigurta e rrjeteve që mirëmbajnë.

Në sondazh morën pjesë 110 njerëz – nga 25 000 që ishin pjesëmarrës në total – kështu që shkencërisht, kampioni nuk klasifikohet si i besueshëm. Megjithatë, përtej kësaj, rezultatet janë interesante.

AppRiver zbuloi se vetëm 5.3% e të anketuarve i rendisnin kërcënimet e jashtme nga qeveria si prioritare. Spiunazhi nga qeveria, si ai i kryer nga NSA-ja, u rendit në vend të fundit në rezultatet e sondazhit, së bashku me punonjësit e brendshëm që mund të tentojnë t’i bëjnë keq kompanisë.

Vetëm një e treta e të anketuarve e rendisnin kërcënimin që vinte padashje nga punonjësit e brendshëm si kërcënim kryesor. Me fjalë të tjera, përdorues të rastësishëm që kompromentojnë të dhënat apo vendosin në rrezik rrjetin duke ndryshuar kontrollet e sigurisë, duke mënjanuar politikat e sigurisë apo edhe thjesht gabimet njerëzore përfshihen në këtë kategori.

Shqetësimi më i madh deri tani mbeten hakerët e jashtëm. Mbi 56% e të anketuarve citonin pikërisht këta persona si shqetësimi numër një i sigurisë së kompanisë.

Një pjesë e vogël ua vinin fajin gjithashtu edhe lidhjeve të dobëta të sigurisë në kompania, politikave jo të mira apo edhe llojit të teknologjisë së përdorur. (CIO Albanian)

Tags >

itNSA
Lajmet e fundit>