Aplikacione

Profesionet më interesante të momentit në fushën e TI-së

Jul 28 2012
0 Shpërndarje
Profesionet më interesante të momentit në fushën e TI-së

Nëse jeni profesionist i TI-së me përvojë në ndërtimin dhe zhvillimin e aplikacioneve mobile apo ato cloud, tani është momenti juaj. Kjo për arsyen se numri i vendeve të punës që lidhen me këto fusha është rritur në mënyrë të ndjeshme nga vera e kaluar.

Sipas Dice.com, faqja lider e punëve të TI-së, këto janë pesë llojet e profesionistëve që po kërkohen më së shumti këtë verë:

Zhvilluesit e iPhone, rritur me 106% nga vera e kaluar. Këtu përfshihen edhe zhvilluesit e iPad apo inxhinierët e kompanive si PayPal, eBay, ESPN, General Motors dhe Neiman Marcus. Në faqen Dice.com u hapën 2,254 vende të lira pune.

Specialistët e cloud-it, rritur me 67% nga vera e kaluar. Këtu përfshihen pozicionet që lidhen me krijimin e softuerëve për cloud, si dhe inxhinierët apo edhe ata që kanë aftësi të mira në arkitekturë kompjuteri. Këto lidhen me vende pune në Best Buy, Hitachi Data Systems, Ingram Micro, Sybase dhe Bloomberg. Në faqen Dice.com u hapën 3,794  vende të lira pune.

Zhvilluesit e Android dhe inxhinierë softuerikë, rritur me 50% nga viti në vit. Në faqen Dice.com u hapën 2,100 vende të lira pune në Blackboard, Trimble Navigation, Comcast, Tribune Co. dhe Bell Systems.

Zhvilluesit mobil, rritur me 40% nga korriku i kaluar. Mbi 1,500 vende të lira pune u renditën në Dice.com që përfshijnë pozicione në Union Bank, Scotts MiracleGro, IDC Technologies, Nickelodeon Games Group dhe Teradata.

Zhvillues të Ruby on Rails, rritur me 30% nga viti i kaluar. Më tepër se 2,280 pozione u listuan këtë verë në Dice.com. Me këto aftësi mund të punësohesh në kompani si Wellcare Health Plans, Harvey Nash, Compucom, Dell dhe Barnes & Noble.

Në përgjithësi, Dice.com liston më tepër se 84,000 vende pune në një ditë të caktuar, shifër kjo e rritur me 3% nga vera e kaluar.

Drejtoresha e menaxhimit të Dice.com Alice Hill, shprehet se: “Fushat që lidhen me zhvilluesit mobil dhe cloud janë ato më të kërkuarat për momentin. Kompanitë po përpiqen të punësojnë zhvillues të Android-it dhe iOS, poashtu edhe për cloud.” (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>