Marketing

Producentia Oprah vlerëson tabletin Surface, e krahason me Benzin

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Producentia Oprah vlerëson tabletin Surface, e krahason me Benzin

Tableti që Microsfot-i prezantoi javën e kaluar ka marrë një seri të gjatë kritikash pozitive, edhe pse nuk ka tërhequr të njëjtin numër konsumatorësh si në rastin e iPad. Ndërkohë kompania nuk ka dhënë asnjë deklaratë se si po shkojnë shitjet.

Megjithatë, Microsoft- i sapo ka marrë një nga vlerësimet më të mëdha që mund të shërbejë fare mirë si një element kyç i fushatës së marketingut të tij: Oprah Winfrey është shprehur se “Surface është një nga gjërat e preferuara të vitit 2012.”

“Më ngjan njësoj si një Mercedes-Benz!”- flet ajo për botimin e dhjetorit të O.

“Tastiera e plotë e ndërtuar me mbështjellësen e bën të punojë lehtësisht, mënyra se si qëndron më pëlqen për të parë filma apo të flas me miqtë përmes Skype. Pesha rreth 700 gram e bën një alternativë shumë të mirë kundrejt një laptopi”,- shton ajo.

Surface, në fakt, nuk është pajisja elektronike më interesante në listën e Oprah. Në të përfshihet edhe një biçikletë elektrike Jetson (1800 $) dhe një Bose TV (5000 $).

Nga ana tjetër, fansat e Apple nuk duhet të mërziten. iPad-i përfshihej në listën “Ultimate Favorite Things” në vitin 2010 dhe vitin e kaluar Oprah tha për të në emisionin e saj: “Nuk ka fjalë për ta përshkruar ndjesinë time për këtë pajisje të mrekullueshme. Besoj vërtet që është zbulimi më i mirë i këtij shekulli deri tani.” (CIO Albanian)

Tags >

surface
Lajmet e fundit>