Business & Management

Prodhuesit e TV marrin gjobë prej 1.47 miliardë € për fiksim çmimesh

Dec 6 2012
0 Shpërndarje
Prodhuesit e TV marrin gjobë prej 1.47 miliardë € për fiksim çmimesh

Komisioni Evropian ka imponuar një gjobë rekorde prej 1.47 miliardë eurosh për një numër të prodhuesve të TV për fiksim çmimesh.

Rregullatori i Bashkimit Europian ka gjobitur kompanitë për shkak të fiksimit të çmimeve të televizorëve dhe tubave cathode-ray të monitorëve për kompjuterë për një dekadë. Kompania holandeze Philips përballet me dënimin më të madh prej 313.4 milion euro, e ndjekur nga LG Electronics me gjobë prej 295.6 milion euro. Pjesëtarë tjerë të këtij karteli përfshijnë Panasonic, Samsung, Toshiba dhe Technicolor.

Kompania tajvaneze Chunghwa Picture Tubes i shpëtoi një gjobe potenciale prej 17 milion euro për shkak se kjo kompani ka informuar për këto parregullsi.

“Këto kartele për tubat cathode ray paraqesin llojin më të keq të sjelljes antikompetitive, gjë që është e ndaluar për kompanitë që bëjnë biznes në Evropë”,- tha komisionari për konkurrencë i BE-së Joaquin Almunia. Këto dy kartele kanë operuar në nivelin mbarëbotëror në mes viteve 1996 dhe 2006, u tha në deklaratën e këtij Komisioni, dhe ishin “ndër kartelët më të organizuar” që është hetuar ndonjëherë.

“Për gati 10 vite lista e karteleve ka kryer praktika nga më të dëmshmet anti kompetitive, përfshirë fiksimin e çmimeve, ndarjen e tregut, ndarjen e konsumatorëve, kapacitetin dhe koordinimin e prodhimit dhe shkëmbime të informacioneve të ndjeshme komerciale”, tha ky Komision.

Tubat cathode ray ishin komponentë të rëndësishëm të televizorëve dhe ekraneve për kompjuterë ku përbënin prej 50 deri 70% të çmimit të tyre. Kompanitë e përfshira mbanin siç ata e quanin “takime të gjelbra” nëpër Azi dhe Evropë për të diskutuar taktikat e fiksimit të çmimeve. Takimet e nivelit më të ulët u quajtën “takime qelqi”

Prodhuesit shmangnin konkurrencën e çmimeve duke kontrolluar kapacitetin e prodhimit të tyre. (CIO Albanian)

Tags >

tv
Lajmet e fundit>