Mobile

Prodhuesi kinez ZTE do të shfaqë telefonin e tij të ri në CES

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Prodhuesi kinez ZTE do të shfaqë telefonin e tij të ri në CES

Prodhuesi kinez ZTE i telefonave do të shfaqë një pajisje të teknologjisë së lartë në CES – Show-n Elektronik për konsumatorë, që do të mbahet në Las Vegas muajin e ardhshëm.

Ky event do të shënjojë një hap të madh për kompaninë. “Do të jetë një pikë fillimi i një epokë të re dizajnimi për ZTE”,- u shpreh drejtori global i dizajnimit të ZTE, Hagen Fendler, gjatë një interviste.

Ai nuk pranoi të zbulonte detaje të tjera mbi këtë produkt, por theksoi se nuk është i ngjashëm me markën “Nubia”. ZTE ka pothuajse 400 inxhinierë dizajnimi në mbarë botën.

“Me kalimin e kohës, do të kemi shumë e më shumë pajisje të qëndrueshme në treg në portofolin tonë të dizajnimit”,- tha Fendler.

“Dhe akoma më shumë do të krijohet një identitet i qartë se çfarë do të thotë të kesh një produkt të dizajnuar nga ZTE.”

ZTE mban vendin a katërt në tregun botëror si shitës smartfonësh, dhe me këtë i mendohet të zërë vendin e tretë duke ia kaluar BlackBerry-t të kompanisë Research In Motion. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>