IT Organizate

Problemet tipike që shfaqen për një programues

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Problemet tipike që shfaqen për një programues

Pragrammer frustrationShumë persona që nuk e njohin programimin nga afër si profesion mendojnë se të qenurit programues është një punë e mrekullueshme, emocionuese dhe shumë e respektuar. Këto janë disa supozime të kuptueshme, megjithatë jo gjithnjë shkon puna ashtu si duhet prandaj si në çdo profesion tjetër edhe këtu mund të gjenerosh shumë stres dhe të përfundosh me dhimbje koke.

Bazuar në eksperiencën e vet, një programues me përvojë liston 5 ndodhitë më problematike lidhur me të qenurit programues.

Njerëzit pretendojnë se programuesi mund të zgjidhë çdo problem që ka lidhje me kompjuterin

Një programues është në gjendje që të shkruajë kodin për një aplikacion të caktuar, por kjo nuk do të thotë se mund të të ndihmojë me patjetër me problemet teknike që mund të ketë një printer apo një laptop që nuk ndizet.

Përdoruesit fundorë nuk japin informacion të mjaftueshëm lidhur me problemet e programit

Dërgimi i raporteve ndaj programuesve për gabimet që ndodhin në program duhet të jetë më i detajuar duke përfshirë kështu informacion lidhur me çfarë u shfaq konkretisht në monitor, çfarë prisnit ju realisht të ndodhte dhe çfarë ndodhi në të vërtetë, çfarë mesazhi gabimi u shfaq, gjithashtu do të ishte mirë të përmendni llojin e shfletuesit, sistemit operativ apo platformës që po përdornit. Këto informacione do të lehtësonin zgjidhjen e problemit brenda një kohe shumë të shkurtër.

Njerëzit injorojnë dokumentimin

Çdo programues ka për detyrë që të përgatisë dokumentacionin përkatës të një programi të caktuar. Dokumentimi është bërë për një arsye, ndaj është e rëndësishme që njerëzit të lexojnë njëherë këto materiale para se të pyesin se si funksionojnë pjesë të caktuara të një aplikacioni.

Menaxherët e projekteve nuk e vlerësojnë si duhet kohën që nevojitet për përfundimin e një projekti

Duhet të merret në konsideratë koha e nevojshme që një programues përcakton për kryerjen e një projekti pasi ai bazohet gjithnjë në eksperiencat e mëparshme dhe ka gjithnjë parasysh volumin e punës.

Ruajtja e kodit në Bazat e të Dhënave

Për një programues të avancuar ruajtja e kodit në formën e procedurave në bazat e të dhënave bëhet shumë problematike me kalimin e kohës pasi vështirësohet debugging (procesi i gjetjes së gabimeve) apo përcaktimi i burimit të një mesazhi gabimi. (CIO Albanian)

Tags >

programer
Lajmet e fundit>