Mobile

Probleme me gjumin? Tableti ose smartfoni e kanë fajin

Sep 11 2012
0 Shpërndarje
Probleme me gjumin? Tableti ose smartfoni e kanë fajin

Keni filluar të keni më tepër probleme me gjumin që kur keni marrë iPad-in apo Samsung Galaxy S II?

Nuk është e çuditshme, sipas kërkuesve të ‘Lighting Research Center at Rensselaer Polytechnic Institute’, të cilët kanë zbuluar se ekspozimi ndaj këtyre pajisjeve për dy ose më tepër orë shkakton ulje të melatoninës.

Kjo ‘ndrydhje’, veçanërisht tek adoleshentët, mund të sjellë probleme me gjumin gjatë natës, sipas drejtoreshës së LRC’s Light and Health Program, Mariana Figueiro.

“Kërkimi jonë tregon se një ekspozim mbi dy orë ndaj dritës së pajisjeve elektronike mund të ndrydhë melatoninën me 22%. Stimulimi i sistemeve biologjike në këtë nivel mund të rrezikojë gjumin, sidomos për ata që i përdorin këto pajisje para se të flenë,” tha Figueiro në një deklaratë.

Në qoftë se doni të dini si ta mënjanoni këtë problem, kërkuesit sugjerojnë të ulni ndriçimin e pajisjeve tuaja, për të minimizuar ndrydhjen e melatoninës. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>