Aplikacione

Privatësia e Google+: Pesë gjëra që duhet t’i dini

Jul 11 2011
0 Shpërndarje
Privatësia e Google+: Pesë gjëra që duhet t’i dini

Edhe pse akoma nuk ka mbushur tri javë që është shfaqur, rrjeti i ri shoqëror nga Google, ka zgjuar interesim të gjerë tek komuniteti i mediave shoqërore. Dhe me shërbimin e ri në përdorim, e rëndësishme për përdoruesit është të kuptojnë se si të kontrollojnë informatat.

Më poshtë do të gjeni pesë aranzhime që do të ju lejojnë të menaxhoni më mirë kush mund të ju dërgoj email drejtpërdrejt, si të njoftoheni nga veprimet Google+, si të çaktivizoni shërbimin, dhe shumë gjëra tjera.

1.    Si të parandaloni të ju dërgojnë email në Google+
Derisa Google+ nuk shfaq adresën tuaj të vërtetë, një aranzhim i lejon gjithkujt të ju dërgoj email duke shtypur një buton, që mund të ju fus në komunikime të padëshiruara spam. Ju mund ta ndaloni këtë duke shkuar në Google+, në këndin e lartë të djathtë të ekranit tuaj, shtypni ikonën e aranzhimeve dhe zgjedhni “Google+ Settings.” Shtypni “Profile and privacy” në të majtë, dhe pastaj zgjedhni “Edit visibility on profile” afër “Public profile information.”
Sigurohuni të keni vendosur shenjën në kutinë që të çaktivizoni këtë veti. Përndryshe zgjedhni kujt t’i ja jepni këtë opsion me anë të menysë rënëse.

2.    Si të çaktivizoni rishpërndarjen e posteve në mënyrë të zgjedhur në Google+
Kur ju postoni një përditësim apo lidhje në Google+, ju keni opsionin që ta ndani atë në mënyrë publike ose me disa cirqe të caktuara. Kur postimi juaj të shfaqet në rrjedhat e miqve, ata mund ta rishpërndajnë postimin tuaj me miqtë e tyre, përderisa ju nuk çaktivizoni këtë opsion.
Për ta bërë këtë, së pari shkruani postimin ose shpërndani lidhjen tuaj dhe zgjedhni rrethet me të cilat dëshironi ta ndani atë. Pasi të postoni, zgjedhni menynë rënëse në të majtë të postimit tuaj, dhe pastaj shtypni “Disable reshare.”
Kjo do të largoj lidhjen “Share” afër “Comments,” duke i pamundësuar të tjerëve ta ripostojnë atë. Vizitoni të njëjtën meny rënëse që të rregulloni aranzhimet tjera përkatëse për postimet tuaja, përfshirë editimin e tekstit pas publikimit të tij, fshirjen e postimit dhe çaktivizimin e komenteve.

3.    Si të ndalni njoftimet me email të Google+
Kur së pari u patët regjistruar në Facebook, sigurisht ishit të bombarduar çdo ditë me email si kërkesa për miqësim dhe pranime të miqësive të reja. E njëjta vlen edhe tek Google+, edhe pse është shfaqur vetëm para disa javëve, ju sigurisht keni pranuar porosi email kur dikush ju vendos në rreth apo komenton në postimet tuaja. Megjithatë edhe kjo ka zgjidhje.
Nga shenja e aranzhimeve, në anën e djathtë të faqes tuaj Google+, zgjedhni “Google+Settings,” pastaj shtypni Google+ në anën e majtë të ekranit tuaj. Do të shfaqet faqja që tregon se për cilat ngjarje pranoni email. Sipas aranzhimeve fillestare, ju do të pranoni email për çfarëdo veprimi që të tjerët bëjnë dhe në një mënyrë ka lidhje me juve. Juve ju mbetet që të hiqni shenjat nga kutitë afër njoftimeve për të cilat nuk dëshironi të pranoni email më tutje.
Nëse dëshironi të vendosni numër celulari dhe dëshironi të njoftoni me SMS, atëherë përsëri duhet të vizitoni këtë faqe. Këtu mund të dizajnoni edhe aprovimin automatik të etiketave të rretheve apo përdoruesve që ju etiketojnë.

4.    Si të eksportoni të dhënat nga Google+
Ngjashëm me Facebook, edhe Google+ ju jep mundësinë për të shkarkuar në kompjuterin tuaj të dhënat për informatat dhe aktivitetet tuaja në këtë shërbim të ri të Google. Në këto të dhëna përfshihen edhe fotografitë dhe albumet në Picasa Web, profili i juaj në Google, informatat në Google Buzz, Google Contacts dhe aktivitetet në rrjedhën tuaj (Stream).
Që të shkarkoni të dhënat, shtypni emrin dhe mbiemrin tuaj apo adresën email në shiritin Google+, pastaj zgjedhni “Account settings.” Aty zgjedhni “Data liberation”, pastaj ose zgjedhni “Download Your Data” që të eksportoni gjithçka, ose një shërbim specifik brenda profilit.

5.    Si të largoheni nga Google+
Nëse Google+ nuk është për juve dhe dëshironi të largoheni nga ky shërbim, keni tri opsione për ta bërë këtë.

1. Ju mund të ndryshoni aranzhimet për dukjen e profilit tuaj dhe të fshihni gjithçka pos emrit dhe fotografisë tuaj nga publiku. Kjo ju lejon të fshihni edhe përmbajtjen që shfaqet në profilin tuaj pa fshirë apo humbur qasjen në gjithçka që keni krijuar tashmë. Gjithçka që ju ndani me të tjerët akoma do të jetë në dispozicion për ata me të cilët e keni ndarë.
Që të ndryshoni dukjen e profilit tuaj shtypni ikonën Profile në Google+, pastaj shtypni “Edit profile.” Zgjedhni About, pastaj shtypni seksionin apo seksionet e profilit që dëshironi ti fshihni dhe në fund shtypni Save.
2. Opsioni i dytë është të “zbrisni” llogarinë tuaj Google+, veprim që do të fshij profilin tuaj dhe të largoj postimet, rrethet, dhe përmbajtjet tjera tuaja në Google+. Ju akoma do të mund ti qaseni shërbimit Gmail dhe shumicës së shërbimeve tjera të google.
Që të bëni këtë, shtypni emrin e plotë apo adresën email në shiritin Google+, pastaj zgjedhni “Account settings” dhe vazhdoni me “Account overview.” Këtu shtypni “Delete profile and remove associated social features.”
3. Opsioni i tretë është që të fshini llogarinë Google, që do të thotë të humbni qasje në të gjitha shërbimet e Google, përfshirë Gmail. Për më shumë informata se si të fshini llogarinë Google, vizitoni uebfaqen zyrtare të Google për këtë çështje.

 

Lajmet e fundit>