Business & Management

Pritja për Facebook at Work do të vijojë, shtyhet debutimi në fund të vitit

Apr 19 2016
0 Shpërndarje
Pritja për Facebook at Work do të vijojë, shtyhet debutimi në fund të vitit

facebook-at-workPritja e gjatë që nuk duket të përfundojë kurrë për Facebook at Work do të vijojë. Versioni i sipërmarrjeve të rrjetit social më popullor në planet supozohej të ishte zyrtarizuar në fund të 2015-tës. Megjithatë, vijon të qëndrojë në fazën beta dhe akoma nuk ka asnjë sinjal të qartë se kur do të jetë i disponueshëm për masat.

Zgjidhja e Facebook për bizneset, ku sipas rrjetit social do të zëvendësojë postën elektronike, platformat e komunikimit dhe aplikacionet e bashkërendimit, u shfaq në ekranet e konferencës së zhvilluesve F8 gjatë javës që lamë pas por që asnjëherë nuk u përmend.

Facebook at Work gjatë gjithë konferencës qëndroi në hijen e lajmeve të robotëve të Messenger, videove live, inteligjencës artificiale dhe realitetit virtual. I vetmi informacion që kemi është një prononcim i një zëdhënësi të rrjetit social për CIO.com se shërbimi do të bëhej i disponueshëm për të gjithë nga fundi i vitit.

Facebook at Work është rritur me 50 përqind

Rreth 150 kompani i janë bashkuar projektit pilot të Facebook at Work në katër muajt e fundit sipas rrjetit social. Kjo e dërgon në 450 numrin e përgjithshëm të anëtarëve të programit pjesë e të cilit janë marka dhe emra të shquar të botës së sipërmarrjeve si Banka Mbretërore Skoceze e cila planifikon të përfshijë 10,000 punojës.

“Për të ofruar eksperiencën më të mirë të mundshme, ne po punojnë vazhdimisht për të përmirësuar Facebook at Work bazuar në përshtypjet e kompanive që janë bërë pjesë e projektit pilot,” tha zëdhënësi i Facebook për CIO.com.

Më shumë se 35,000 punojës të kompanisë norvegjeze Telenor, 85,000 punojës së Canadian Tire janë ndër kontribuesit kryesorë të Facebook at Work. Ky rrjet social është po ai që përdorin 1.59 miliard përdorues por i kufizuar në përmbajtjet e publikuara nga kolegët. Në momentin që do të prezantohet zyrtarisht, Facebook at Work do të jetë falas ndërkaq objektivat e rrjetit social janë për ofrimin e një versioni me pagesë duke ofruar integrim me shërbime të tjera nga bota e biznesit si Box, Microsoft Azure, Office 365, Google Apps dhe Dropbox.

Slack po shkëlqen ndërsa të gjithë presin Facebook at Work

Shërbimi dy vjeçar i komunikimit Slack është duke ndjekur pothuajse të njëjtin model biznesi me premtimin se do të lançojë edhe një version për sipërmarrjet nga fundi i vitit. Pothuajse 30 % e 2.3 milion përdoruesve aktivë ditor të Slack paguajnë 80 deri në 150 dollar në vit për shërbimin.

Facebook thotë se më shumë se 60,000 biznese janë në listën e pritjes për tu bashkuar projektit pilot të Facebook at Work. Nuk dihet sesa përqind e tyre janë kurioz dhe sa planifikojnë ta adoptojnë atë ose të paguajnë në fund të fundit. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>