Slider

Prindër, fëmijët duan pajisje teknologjike për rikthimin në shkollë

Sep 8 2012
0 Shpërndarje
Prindër, fëmijët duan pajisje teknologjike për rikthimin në shkollë

Të dashur prindër, nëse po planifikoni pazarin për fëmijën tuaj që do të rikthehet në shkollë pas disa ditësh, mos u nxitoni dhe mos merrni vendime pa u konsultuar me ta. Arsyen po e shpjegojmë më poshtë.

Sipas një sondazhi të realizuar online nga një Ueb faqe për shopping, Ebates, 43% e prindërve mendojnë se fëmijët e tyre dëshirojnë rroba për rikthimin në shkollë. Por, janë shumë gabim.

Në një sondazh të realizuar midis 1100 fëmijëve të moshës 8 deri 18 vjeç, rezultoi se 42% e tyre preferonin më tepër një smartfon, një laptop e pse jo edhe ndonjë tablet.

Çuditërisht, numri i fëmijëve 8 – 12 vjeç që preferonin pajisjet e fundit teknologjike ishte më i madh se ai i moshave 12 – 18 vjeç.

Ja disa fakte interesante nga sondazhi:

– Çfarë mendojnë prindërit se duan fëmijët e tyre për në shkollë? 10% mendojnë pajisje teknologjike, 13% një çantë të re shpine, 43% rroba, 17% këpucë dhe 17% diçka tjetër.

– Ndërkohë, çfarë duan fëmijët në të vërtetë? 42% dëshirojnë një pajisje teknologjike, 29% rroba, 8% një çantë të re, 10% këpucë dhe 11% diçka tjetër.

– Së fundmi, sa do të shpenzojnë prindërit këtë vit krahasuar me 12 muaj më parë? 32% do të shpenzojnë më tepër, 55% do të shpenzojnë të njëjtën shumë dhe 14% më pak se një vit më parë. Më poshtë është e paraqitur intografika që tregon rezultatet e këtij sondazhi. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>