Mobile

Prindër, a përdorin fëmijët tuaj celularin në shkollë?

Sep 15 2012
0 Shpërndarje
Prindër, a përdorin fëmijët tuaj celularin në shkollë?

Disa nxënës i përdorin celularët e tyre më tepër se thjesht dërgimi i mesazheve apo të luajturit me lojëra.

Sipas një studimi të bërë këtë vit mes adoleshentëve dhe internetit nga McAfee, vetëm 23% e prindërve u shprehën të shqetësuar mbi faktin nëse fëmijët e tyre kopjonin nëpër provime duke përdorur celularin.

Rreth 48% e gjithë adoleshentëve pranojnë se kanë kopjuar përmes internetit. Ndërsa vetëm 5% e prindërve besojnë se fëmijët e tyre mund ta kenë bërë vërtet këtë veprim.

Studimi gjeti gjithashtu edhe se:

– 15.8% e adoleshentëve pranojnë se kanë kopjuar duke parë përgjigjet nga celulari i tyre. Vetëm 3.2% e prindërve besojnë se fëmijët e tyre e kanë bërë vërtet këtë veprim.

– 14.1% e adoleshentëve pranuan se kanë parë dhe lexuar mënyra se si të kopjosh përmes internetit.

– Në total, 77.2% e prindërve u shprehën se nuk ishin të shqetësuar që fëmijët e tyre kopjonin përmes internetit.

Një tjetër studim i muajve të fundit nxori në pah se prindërit e nënvlerësojnë faktin se sa shumë duan të kenë pajisje teknologjike fëmijët e tyre.

Por pavarësisht këtyre rezultateve negative mbi ndikimin e teknologjisë tek fëmijët, duhet përmendur se kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi ajo edhe i ndihmon ata jashtëzakonisht.

Përfshirja e teknologjisë në klasë rrit procesin e të mësuarit dhe aplikacionet që ndërthurin mësimin me zbavitjen mund t’i mbajnë ata të përqendruar për orë të tëra. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>