Menaxhim Projektesh

Prezantohen arritjet e PTK-së

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Prezantohen arritjet e PTK-së

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha, gjatë një konference për media që u mbajt në nëntor të këtij viti në ambientet e zyrës qendrore të PTK-së, bëri prezantimin e arritjeve të dhjetëmujorit të këtij viti nga njësitë e PTK-së.

Duke identifikuar arritjet, produktet dhe planet deri në fund të këtij viti, ai u shpreh:“Numri i konsumatorëve në rrjetin Vala ka arritur maksimumin e kapaciteteve, ndërkohë që rritja e numrit të konsumatorëve në krahasim me vitin 2009 është rreth 30 për qind, kurse për dallim nga viti 2008 është rreth 50 për qind më shumë.”Sipas Dr. Haxha, trafiku i përgjithshëm në rrjetin Vala ka rritje mesatarisht mbi 10 për qind krahasuar me vitin 2009, por rreth 40 për qind krahasuar me vitin 2008. Shërbimi Roaming është 138.6 për qind më shumë krahasuar me planin e vitit 2010, trafiku ndërkombëtar në ardhje 120.5 për qind në rritje krahasuar me planin e vitit 2010, ndërkohë që të hyrat e përgjithshme janë 103 për qind më tepër krahasuar me vitin 2009.“Bazuar në statistikat e operatorit Vala, gjatë tre muajve të fundit konsumatorëve prepaid varësisht nga shfrytëzimi i kategorizuar (5€, 7€, 10€ javore) u janë shpërndarë si bonus mbi 16.5 milionë minuta”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së duke njoftuar se për nder të Festës së Bajramit, Vala ka ofruar telefonata me tarifë off-peak dhe çmim për SMS 1 cent.

Sa u përket arritjeve në Telekom, në dhjetë mujorin e këtij viti rezulton rritje prej 3.6 për qind të numrit të konsumatorëve, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009 është një rritje e ndjeshme dhe sa për ilustrim vlen të përmendet fakti se ka rreth 13 për qind më shumë instalime të reja. Gjithashtu, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009, të hyrat nga tetë muajt e parë të vitit 2010 në total janë rreth 3.5 për qind më të larta.

Më 1 shtator u lançuan shërbimet e reja (TiKtel, TiKon dhe kombinimi TiK on & tel) dhe së shpejti, gjatë këtij viti, do të bëhet lançimi komercial i shërbimit më të ri përmes platformës IPTV (TiKtv). Më tej u shtua se shërbimi WiFi (internet pa tela) deri tani përmes PTK-së ka mbuluar 126 zonat më të frekuentuara të Kosovës dhe në të njëjtën kohë janë instaluar Foltore Publike Multimediale në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës.Zyrtarë të PTK-së u shprehen se janë shënuar rezultate pozitive dhe si rrjedhojë vlera e kompanisë po rritet, ndërsa në anën tjetër shtuan se deri në fund të këtij viti do të ketë edhe shërbime të tjera të reja.

 

Lajmet e fundit>