Mobile

Presidenti Obama mund të zëvendësojë BlackBerry-in me Android

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Presidenti Obama mund të zëvendësojë BlackBerry-in me Android

blackberryPavarësisht se BlackBerry ka kaluar një periudhë të vështirë, Shtëpia e Bardhë në Amerikë ka qenë një prej klientëve të saj më besnikë. Kjo situatë do të vazhdojë të jetë kështu të paktën edhe për disa muaj. Sipas The Wall Street Journal, ekipi i brendshëm i teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë po ndërmerr hapat e para të zëvendësimit të platformës aktuale mobile të komunikimit (BlackBerry) me sistemin operativ Android. Testimet e deritanishme janë kryer me smartfonët Samsung dhe LG.

Në kendvështrimin financiar, Shtëpia e Bardhë është një klient i vogël për BlackBerry-in, megjithatë kjo lëvizje simbolike me siguri do të diskutohet shumë. Edhe në qoftë se braktisja e BlackBerry-it realizohet, kjo do të ndodhë pas disa muajsh.

Ja cila ka qenë përgjigja e kompanisë BlackBerry ndaj këtij raportimi:

“Ne e vlerësojmë marrëdhënien afatgjatë me Shtëpinë e Bardhë duke qenë se kemi siguruar komunikimin e saj mobil për më tepër se një dekadë. Qeveria amerikane kërkon gjithnjë nivelin më të lartë të sigurisë. Ne kemi qenë platforma e parë mobile e aprovuar nga Departamenti i Mbrojtjes si “Auoriteti me të drejtën për të operuar”.

Qeveritë e ndryshme testojnë vazhdimisht teknologjitë e reja, megjithatë qeveria amerikane vazhdon të përzgjedhë BlackBerry-in përsa i përket sigurisë dhe kostos.  Prodhuesve të tjerë si Samsung dhe LG do t’ju duhet shumë kohë për të plotësuar kërkesat strikte të qeverisë.

Sistemi operativ i BlackBerry-it ka marrë vlerësimet më të larta të sigurisë nga SHBA, Britania e Madhe dhe NATO. Versioni i fundit i sistemit BlackBerry 10 është certifikuar tashmë nga përdoruesit e sigurisë së lartë në shtete të ndryshme të NATO-s.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>