IT Organizate

Prapaskenat e CIO-s: Kuptimi i zgjidhjeve në pako

Mar 22 2011
0 Shpërndarje
Prapaskenat e CIO-s: Kuptimi i zgjidhjeve në pako

altStatistikat thonë që rreth 70% e IT projekteve vonohen, kalojnë buxhetin, ose nuk përmbushin qëllimet e planifikuara.

Kjo situatë është e pranishme tek organizatat e çfarëdo madhësie dhe në çfarëdo pozitë gjeografike. Si pasojë, risku realizues është një faktor kritik për të gjithë pjesëmarrësit në ekosistemin softuerik të ndërmarrjes përfshirë klientët, shitësit dhe anëtarët tjerë në sistem.

Si përgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, tregtarët e softuerëve dhe shërbimeve kanë krijuar zgjidhje në pako për të reduktuar riskun, ngritur transparencën, dhe rritjen e të ardhurave për aksionarët. Zgjidhjet në pako realizojnë implementimin e procesit në më të vogël, njësi mirë të definuara që janë më lehtë të menaxhueshme dhe më pas të shtrenjtë për t’u pozicionuar sipas metodave tradicionale.

Me më rëndësi, zgjidhjet në pako përgjigjen për implementin e tërësishëm të kanalit të vlerave në kompani, përfshirë qëllimin dhe sferën e biznesit, e gjithashtu edhe qasjen, përputhshmërinë, selektimin dhe shpërndarjen. Kjo pikëpamje arritshmërie bashkon proceset, qëllimet e klientit, dhe qeverisjen për reduktimin e riskut dhe krijon rezultate të parashikueshme.

Përkufizimi i zgjidhjeve të parashikueshme

Zgjidhjet në pako përfshijnë softuerin dhe/ose shërbimet e dedikuara për të arritur sferën specifike të punës. Për shembull, një zgjedhje pako për shitjet CRM mund të përbëhen nga softuer i para-konfiguruar, shërbimet e lidhura implementuese, dhe stërvitjen e lidhur si një përbërës të vetëm. Paketimi krijon një zgjidhje të përsëritshme që prodhon rezultate  konsistente.

Tregtarët ndërmarrës kanë zhvilluar zgjidhjet në pako në përgjigje të shqetësimeve të klientëve rrthe gjatësisë, kostos dhe mungesës së në parashikimin e outputeve të implementimeve.

Implementimi i softuerëve ndërmarrës nuk është kompetenca kryesore e organizatave. Si rezultat, këto kompani kanë mungesë të stafit të duhur dhe përvojë teknike të implementojnë softuerin pa përdorur shërbimet e tregtarëve të jashtëm profesional, përfshirë integratorët e sistemit, të cilët bëjnë këtë gjë vazhdimisht.

Lidhja në mes të klientit, ofruesit të shërbimeve profesionale, dhe tregtarit softuerik është një lidhje kritike në implementimin e procesit. Aspekti financiar, operacional, dhe administrativ i këtyre lidhjeve luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin se si risqet e projektit janë të shpërndara.

Kjo më së miri vërehet në deklaratën shpjeguese të nën-presidentit për Zgjidhje të Softuerit Biznesor në IDC Group, Michael Fauscette,i cili ndër të tjera thotë:

“Qëllimi është menaxhimi i riskut në një nivel të pranueshëm. Zgjidhjet në pako ofrojmë konvergjencën e daljeve të definuara në mënyrë të qartë me mësimet dhe ushtrimet më të mira grihuar në implementime të shumta. Nuk ka mënyrë më të mirë të marësh një output që përputhet me pritjet.”

Kuptimi i zgjidhjeve në pako

Zgjidhjet në pako përbëhen nga çmime fikse të lidhjeve në nëpako, ku çdonjëri prej tyre përbën ndonjë kombinim të softuerit të pakos dhe shërbime të ngjashme, profesionale të paracaktuara. Për më tepër, nënpakot kanë përmbajtje të para-ndërtuar që të ndihmojë me trajnimin, integrimi, konfigurimin e shpejtë, dhe kështu më radhë. Secila nënpako përmban implementimin e një produkti softueri ose procesi biznesi specifik.

Duke u fokusuar në çështje specifike biznesore, para se të provojnë të mbulojnë të gjitha variaconet dhe skenarët e ndryshëm, zgjidhjet në pako krijojnë një përgjigje të standardizuar për kompletimin e detyrave më të rëndomta.

Zgjidhjet në pako ofrojnë përvojë implementimi të parashikuar dhe konsistente, që bazohet në diturinë dhe përvojën e konsoliduar të shitësit të këtyre pakove. Kjo sipas parashikimeve i lejon konsumatorët të kalkulojnë më mirë një TCO (Kosto totale të pronës), të krijojnë një analizë më të lartë cost-benefit, dhe të performojnë me alokimin më të saktë të buxhetit.

Zgjedhjet në pako sjell disa përfitime për blerësit ndërmarrës:

–    Proces më i lehtë blerjeje. Pakot e paradefinuara janë më të thjeshta për t’u kuptuar dhe  më të shpejta për t’u blerë se sa ato që janë me dizajnim të veçantë, dhe me implementim të porositur.
–    Kosto më e ulët dhe kohë më e shpejtë për vlerësim. Duke blerë vetëm pakon specifike që u nevojitet atyre, konsumatorët mund të reduktojnë koston edhe në licensimin e softuerit edhe në shërbimet e implementimit.
–    Risk dhe pasiguri e reduktuar. Para se të blejnë ose implementojnë zgjidhjet në pako, konsumatorët nuk kanë ndonjë kosto, skedul, apo shpërndarje, gjë që redukton pasigurinë.
–    Modulariteti dhe fleksibiliteti. Zgjedhjet në pako mund të sjellin trajtim modular për blerjen dhe konsumimin e softuerit ndërmarrës, duke lejuar konsumatorin të blej njësi më të vogla në mënyrë paguaj-dhe-merr.
–    Qeverisje, transparencë dhe parashikim më i rritur. Duke bërë proceset dhe shpërndarjet më eksplicite, zgjidhjet në pako thjeshtësojnë IT qeverisjen dhe përmirësojnë parashikimin e rezultateve.

Selektimi i zgjidhjeve në pako përballë konsultimit tradicional

Zgjidhjet në pako supozojnë për kushte të caktuara në ambientin e konsumatorit, për shembull, madhësia e kompanisë (bazuar në të hyrat, punëtorët, numrin e përdoruesve); industrinë; pozitën gjeografike në të cilën operon kompania. Për m&
euml; tepër, secila pako mbulon një strukturë të përcaktuar nga proceset dhe skenarët biznesor. Qëllimi i këtyre zgjidhjeve është adresimi i karakteristikave dhe funksioneve të veçanta që shumica e organizatave duhet ti performojnë në këto procese.

Zgjidhjet në pako veprojnë në shumicën e organizatave. Sidoqoftë, nëse proceset brenda zgjidhjeve në pako nuk i përshtaten qëllimeve kryesore të biznesit tuaj, ose gabojnë një numër të theksuar të elementeve kritike, atëherë zgjidhjet në pako mund të mos jenë zgjedhja juaj më e mirë. Zgjidhjet në pako gjithmonë sjellin më kosto më të vogël, risk më të vogël, dhe më pak kohë për vlerësim në krahasim me fleksibilitetin.
Përkundër vlerës dhe rëndësisë së zgjidhjeve në pako, blerësit duhet të sigurohen që vendosjen e biznesit të duhur kur vlerësojnë zgjidhjet për implementimin.

Konkludimi

Konsumatorët ndërmarrës sot dëshirojnë softuer modular, çmime fleksibile, dhe tregtar që marrin përgjegjësi konkrete për sigurimin e projekteve të suksesshme. Epoka e “big bengut” të implementimeve, dhe me sa duket buxheteve të palimituara të palidhura me të dalurat e projekteve, ka marrë fund.

Zgjidhjet në pako krijojnë të dalura të parashikuara, të definuara mirë edhe për linjën e IT edhe për biznesin. Ato ofrojnë qasje të drejtpërdrejtë në arritjen e rezultateve më të shpejta biznesore me më pak risk dhe më shumë konsistencë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>