Uncategorized

Pothuajse 70 % e punonjësve në Facebook janë meshkuj

Jun 28 2014
0 Shpërndarje
Pothuajse 70 % e punonjësve në Facebook janë meshkuj

FRANCE-INTERNET-COMPANY-STOCKS-FACEBOOKSikur shumë kompani të tjera të teknologjisë, Facebook nuk ka një diversitet të madh në fuqinë e vet punëtore. Rrjeti social zbuloi statistika demografike për stafin e vet për herë të parë gjatë të mërkurës, duke ndjekur hapat e ngjashëm nga kompanitë e tjera si Google dhe Yahoo.

Fuqia punëtore e Facebook-ut është për momentin e përbërë nga 69 për qind meshkuj dhe 31 për qind femra. Derisa 57 për qind e punonjësve në SHBA janë të bardhë, 34 për qind janë aziatikë, 4 për qind janë hispanikë, 3 për qind janë të racave të shumta dhe 2 për qind janë të zinj.

Sa i përket anës së teknologjisë, statistikat janë më të “pjerrëta”, ku 85 për qind e punëtorëve janë meshkuj dhe 94 për qind janë të bardhë ose aziatikë. Ekziston një paritet më i përafërt përgjatë punëve që s’kanë të bëjnë me teknologji, ku 53 për qind e punëtorëve janë meshkuj dhe 47 për qind janë femra.

04_gender_all2

01_ethnicity_all2Meshkujt janë po ashtu kryesues në pozicione më të larta, duke përbërë 77 për qind të fuqisë punëtore në krahasim me 23 për qind nga femrat. 74 për qind e punonjësve të nivelit të lartë janë të bardhë, ndërsa 19 për qind janë aziatikë. Vetëm 6 për qind janë të zinj, hispanikë ose shumë-racorë. Facebook pranoi në një postim në blog që duhet të bëjë një rrugë të gjatë për të rritur diversitetin në fuqinë punëtore. “Diversiteti është diçka të cilën jemi duke e trajtuar si përgjegjësi e secilit në Facebook dhe sfida e gjetjes së kandidatëve të kualifikuar, por të pa përfaqësuar është njëra nga ato që jemi duke adresuar si pjesë e një përpjekjeje strategjike përgjatë Facebook-ut,” tha kompania.

Rrjeti social përmendi disa nisma për të përmirësuar diversitetin e vet, duke përfshirë: lëshimin e një skuadre strategjike për diversitet, zgjerimi i Universitetit Facebook, që është program i synuar për studentët e kolegjeve nga grupet e pa përfaqësuara dhe bashkëpunimi me programe trajnuese si Girls Who Code, Code 2040 dhe grupe kombëtare për inxhinierë të zinj dhe hispanikë.

Shifrat nga Facebook janë pothuajse në një linjë me të dhënat e lëshuara nga kompanitë rivale. Stafi i Google përbëhet nga 30 për qind femra dhe 9 për qind të zinj, hispanikë ose shumë-racorë, ndërsa Yahoo ka 37 për qind femra dhe 8 për qind të zinj, hispanikë, ose shumë-racorë. Për të gjitha kompanitë e përmendura të dhënat për gjini janë për punonjësit nga e mbarë bota, ndërsa të dhënat për etninë janë vetëm për punonjësit brenda SHBA-së. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>