Mobile

Portabiliteti, 100 mijë numra të bartur

Sep 19 2012
0 Shpërndarje
Portabiliteti, 100 mijë numra të bartur

16 muaj nga fillimi i shërbimit të portabilitetit, në Shqipëri janë bartur 100 mijë numra celularë. Sipas të dhënave zyrtare, bartja e numrit ka rezultuar më e suksesshme se parashikimet.

Rritja e konkurrencës efektive ka bërë që në treg të vazhdojnë të hidhen oferta dhe plane tarifore të reja, që kanë tërhequr në vazhdimësi  konsumatorin, çka dëshmohet nga numri i madh i klientëve që kanë ndryshuar operatorin e shërbimit, duke mbajtur të njëjtin numër.

Ekspertët vënë në dukje se numri i përdoruesve të cilët kanë përfituar nga planet e reja tarifore është disa herë më i madh se numri i bartjeve. Çka do të thotë se efekti në treg i portabilitetit, përmes nxitjes së konkurrencës, shkon edhe përtej bartjeve të numrit në vetvete. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>