Internet

Popullariteti i Facebook bie në SHBA rritet nëpër botë

Jun 14 2011
0 Shpërndarje
Popullariteti i Facebook bie në SHBA rritet nëpër botë

altFacebook ka pothuajse 700 milionë përdorues në mbarë botën, por popullariteti i tij në SHBA ka rënë për më shumë se 5% gjatë muajit maj. Rreth 155.2 milionë amerikanë përdornin Facebook-un në fillim të majit, numër ky që ra në 149.4 milionë deri në fund të muajit. Rënia e përdoruesve në SHBA ndikoi në një rënie të përgjithshme në muajin prill dhe maj, sipas të dhënave të Inside Facebook Gold, një shërbim hulumtues tregu për Facebook.

SHBA-të nuk ishin vendi i vetëm amerikano-verior që vërejti rënie në popullaritetin e Facebook-ut. Rrjeti shoqëror tani ka edhe 1.52 milionë kanadez më pak bazuar në të dhënat e IFG. Sidoqoftë, 50% e popullatës kanadeze është në Facebook, dhe sipas IFG vendet që kanë një përqindje aq të lartë të popullaritetit nuk pritet të kenë ndonjë rritje në vijim, prandaj edhe rënia në popullaritetin në Kanada nuk është diçka e jashtëzakonshme.

Ajo çfarë është e jashtëzakonshme sipas IFG, është që rritja e përgjithshme Facebook ka filluar të ngadalësohet në muajt e fundit. Zakonisht Facebook-u fiton rreth 20 milionë përdorues të rinj çdo muaj, por sipas IFG, kjo shifër në prill ka qenë vetëm 13.9 milionë, ndërsa në muajin maj vetëm 11.8 milionë përdorues të rinj.

IFG ka vëzhguar vazhdimisht Facebook-un që kur u lançua në prill të vitit 2010. Përderisa shifrat janë interesante, shërbimi është akoma tepër i ri që të jetë i dobishëm në zbulimin e trendëve. IFG thotë që faktorët e jashtëm si ndryshimet stinore, diplomimet universitare, dhe vrimat në veglat reklamuese në Facebook që përdor IFG mund të ulin shifrat në terme të shkurtra.

Përderisa Facebook po has në ulje të vogël popullariteti në SHBA dhe Kanada, vendet tjera shumë shpejt po adaptohen me rrjetin shoqëror. Meksika, Brazili dhe India, të gjitha rritën numrin e përdoruesve për nga 2 milionë gjatë muajit maj. Indonezia dhe Filipinet u shtuan për më shumë se 1 milionë përdorues në të njëjtën kohë. IFG deklaroi që baza e përdoruesve të Facebook në fillim të muajit qershor ishte 687 milionë. Ndërsa Facebook deklaron që ka vetëm 500 milionë përdorues aktiv në mbarë botën.

Lajmet e fundit>