Aplikacione

Politika e re e aplikacionit të taksive për ti bërë pasagjeret femra të ndihen më të sigurta

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Politika e re e aplikacionit të taksive për ti bërë pasagjeret femra të ndihen më të sigurta

GetTaxiPër të ndihmuar pasagjeret femra të ndihen të sigurta në taksitë e marra kryesisht gjatë orëve të vona të natës, një aplikim taksish ka lançuar në kuadër të ditës botërore të Femrave nismën “Politika e derës së mbyllur.”

GetTaxi një, aplikacion pa pagesë që i lejon përdoruesit të pronontojnë taksinë direkt nga smartfoni, tani i kërkon drejtuesve të taksive të presin gjersa pasagjeret femra të venë të sigurta në destinacion, dhe të mbyllin dyert përpara se të ikin.

“Ne e krijuam këtë “politikë”, ti lejojmë pasagjeret femra të ndihen më të sigurta kur përdorin këtë aplikacion për të pronontuar taksitë. GetTaxi shkroi në faqen e tij të Facebook: “Jo më shqetësime mbi vajtjen e sigurt të miqve tuaj në shtëpi.”

Ky aplikacion aktualisht ka zyra në Londër, Moskë, Tel Aviv dhe së shpejti do të lançohet në New York. Është i krijuar për tu ekzekutuar në iPhone, Android, edhe BlackBerry. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>