Siguri

Policia italiane godet degën e Anonymous

Jul 6 2011
0 Shpërndarje
Policia italiane godet degën e Anonymous

Policia italiane ka raportuar për 15 të dyshuar të degës italiane të grupit të kriminelëve teknologjik Anonymous. Të dyshuarit akuzohen për qasje ilegale në IT sisteme, dëmtimin e IT sistemeve dhe ndërprerjet e shërbimeve publike.

Të martën ishin realizuar më shumë se 30 bastisje në Itali dhe Zvicër ndërsa të dyshuarit ishin nga 15 deri në 28 vjeç përfshirë liderin e dyshuar të grupit që dyshohet se është një italian 26 vjeçar me vendbanim në Zvicër i njohur si Thre.

Grupi i hakerëve akuzohet për sulme DDOS ndaj uebfaqeve të korporatave dhe atyre publike, sulme të cilat mohojnë qasje në uebfaqet e sulmuara. Ndër faqet e goditura nga ky grup pos uebfaqes të senatit italian thuhet se ishin edhe fabrika e armëve Finmeccanica, banka Unicredit dhe kompania energjetike ENI.

Dega e këtij grupi në Apenine, Anonymous Italy mohoi se janë goditur duke deklaruar që ata nuk kanë liderë apo ndonjë strukturë dhe tërë anëtarët e organizatës veprojnë në të njëjtin nivel, ndërsa protesta do të vazhdoj të jetë më e zhurmshme se gjithmonë.

Të dyshuarit mund të përballen me burg për veprime dëmtuese ndaj palëve të goditura nga këto sulme.

Lajmet e fundit>