Business & Management

Policia fiskale italiane kontrollon Facebook-un në këtë shtet

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Policia fiskale italiane kontrollon Facebook-un në këtë shtet

Inspektorët e policisë italiane kanë filluar kontrollin në zyrat e Facebook-ut në Milano për të investiguar nëse kompania i ka deklaruar në mënyrë transparente të ardhurat e saj.

Oficerët italianë i kanë rritur përpjekjet për të mbledhur taksa gjatë muajve të fundit dhe kanë targetuar disa nga kompanitë më të mëdha në vend si Facebook apo Google ndër emrat më të spikatur, për të kontrolluar nëse ato po i paguajnë detyrimet.

Disa burime pranë investiguesve janë shprehur se oficerët e taksave dhe tatimeve janë paraqitur në zyrat e Milanos rreth një muaj më parë për të mbledhur dokumentat e nevojshme.

“Facebook i paguan taksat në Itali si detyrë dhe pjesë e aktivitetit që ka në këtë shtet, si dhe i përmbahet në mënyrë strikte të gjitha ligjeve dhe rregullave fiskale në Itali”,- u shpreh kompania në një deklaratë me email. “Facebook ka bashkëpunuar në mënyrë të plotë me policinë fiskale gjatë hetimit dhe synon të vazhdojë në këtë mënyrë.”

Policia italiane hapi një kontroll tjetër ndaj Google javën e kaluar, pesë vjet pas një hetimi që u bë mbi transferimin e çmimeve.

Google është shprehur se zbaton të gjitha ligjet fiskale në çdo shtet ku operon. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>