Siguri

Policia e Japonisë kërkon bllokimin e sistemit Tor

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
Policia e Japonisë kërkon bllokimin e sistemit Tor

TorAutoritetet në Japoni janë të shqetësuar në lidhje me përhapjen e krimit kibernetik dhe si pasojë e kësaj kanë kërkuar nga ISP-të që të bëjnë bllokimin e sistemit Tor.

Kjo vegël mundëson qasje në anonimitet në internet, duke fshehur veprimtaritë e përdoruesit nga ofruesi i shërbimeve të internetit. Gjatë fundit të vitit të kaluar, policia e Japonisë kishte arrestuar disa persona nën dyshimet për vendosjen e porosive kërcënuese në stendat e afishimit, por edhe pse ishin të arrestuar këta persona, porositë vazhdonin të paraqiteshin, gjë që tregoi që ata persona nuk ishin postuesit, prandaj edhe kishin kërkuar falje.

Por pak kohë pas shënimit të fillimit të këtij viti, policia kishte shkuar në një ishull të vogël në Tokio ku ishte gjetur një mace që mbante një shall të cilin kishte të vendosur një USB. Kjo USB përmbante informacione të cilat i dinte vetëm hakeri dhe pas shikimit të pamjeve CCTV të vendit, policia arrestoi 30 vjeçarin Yusuke Katayama, i cili u akuzua për krimet.

Megjithëse ishte kapur, rasti ishte përhapur shumë, duke e paraqitur dobësinë e sistemit të drejtësisë të Japonisë, që kanë një reputacion për detyrimin e rrëfimeve për personat e pafajshëm. Policia e kuptoi që Katayama kishte përdorur Tor-in për të fshehur gjurmët e veprimtarisë së tij në internet.

Sipas Mainichi: “Paneli ishte duke kërkuar në masat për të sulmuar krimet duke përdorur sistemin Tor, për të përpiluar një raport më 18 prill duke deklaruar që bllokimi i komunikimeve online në pajtim me administratorët e faqeve do të jetë efektive në parandalimin e krimeve të tilla.

Bazuar në rekomandimin, NPA do të kërkojë nga industria e ofruesve të shërbimeve të internetit dhe qenësive të tjera që të bëjnë përpjekje vullnetare ndaj saj.”

Krimet e tjera të cituara nga paneli të cilat Tor-i i kishte lehtësuar janë: mashtrimet financiare, sjelljet grabitqare të abuzuesve të fëmijëve dhe lëshimin e informacionit të fshehtë të policisë. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>