Harduer

Po humbasim jetë me fokusin në aparatet telefonike

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Po humbasim jetë me fokusin në aparatet telefonike

teenagers_smartphonesPër të ilustruar ndikimin që kanë smartfonët në marrëdhëniet shoqërore, Akademia “Shkenca ime”, ka nxjerrë në YouTube një video, “E Harrova telefonin tim”.

Në video një grua e re tregon përshtatjen e saj ditore me njerëz që kanë tërë kohës varësi ndaj aparate telefonike.

Ndarja midis tërheqjes dhe varësisë

Kemi ardhur siç duket në pikën ku tërheqja për pakicën është bërë varësi për shumicën. Edhe kjo shumicë do të jetë masa më e madhe duke menduar miliarda smartfonë të rinj që priten të prezantohen brenda 3 viteve, sipas një raporti të IDC. Pjesa e dhimbshme e videos së prezantuar është se çdokush mund të jetë si në vendin e gruas ashtu edhe në vendin e miqve të saj. Është një ndjenë e trishtë të jesh mes një shoqërie të varur nga smartfoni ku ti ndihesh vetëm, por gjithashtu është një ndjenë e bezdisur fakti që mund të rrish 30 minuta pa parë telefonin.

Mbështetësit e kulturës telefonike do të argumentonin se nuk jemi vetëm, telefoni është mënyra e re për tu socializuar. Pajisjet mobile dhe aplikacionet e rrjeteve sociale kanë sjellë njerëzit më afër, duke na lidhur ne me miqtë, familjet dhe njerëz që nuk i kemi pas njohur më parë.

Por unë ku ndodhem? Asgjë virtuale nuk e mund realen. Edhe pse rrjetet sociale mund të kenë rolin e tyre të rëndësishëm në shoqëri, njerëzit së bashku mund të ndajnë momente reale jetësore. Thjesht mjafton një kujtesë me anë të ziles për mesazhet që vijnë në aparatet tona.

Lajmet e fundit>